Ndryshojnë akcizat Rritje mbi pijet alkoolike, duhanin dhe energjisë
10/04/2012 Më shumë taksa për veset e shqiptarëve
Rriten taksat për produktet alkoolike, energjinë dhe duhanin. Në Komisionin e Ekonomisë të zhvilluar dje u diskutua projektligji për ndryshimin e taksimit mbi akcizat. Këto ndryshime prekin kryesisht produktet si birra, pijet e fermentuara (vera dhe rakia), pijet alkoolike të forta, si dhe cigaret. Krahas këtyre është parashikuar edhe vendosja e akcizave për disa produkte që shëbejnë për prodhimin e energjisë.
Alkooliket
Me futjen e ligjit të ri, pijet alkoolike do të tatohen në bazë të përqindjes së alkoolit që ato do të kenë. Thënë ndryshe, në bazë të sasisë së alkoolit që pijet do të kenë do të bëhet edhe tatimi mbi to. Konkretisht ndryshimet mbi pijet alkoolike kanë të bëjnë me pije si birra, pije të fermentuara dhe pije alkoolike të forta. Për birrat me një sasai alkooli mbi 6 gradë, tatimi do të qëndrojë i njëjtë, ndërsa për birra me vlerë alkoolike mbi 6 gradë taksimi do të rritet më 20%. Për prodhuesit e verës, vendas ose të huaj, që prodhojnë në vit një sasi mbi 10000 hektolitër me masë alkoolike nën 12.5% është 3 mijë lekë për hektolitër. Ndërsa për të njëjtët subjekte që prodhojnë mbi 10000 litra verë me masë mbi 12.5% për litër do të paguajnë 4000 lekë për hektolitër. Për pijet e forta alkoolike që kanë mbi 12% të sasisë së tyre alkool taksimi i ri që do të bëhet do të jetë në masën 50 mijë lekë për hektolitër. Ndërsa për rakinë akciza do të jetë 20 mijë lekë për hektolitër. Këto ndryshime që janë vënë në projektligj do të shkaktojnë një rritje të çmimit të pijeve alkoolike në dyqane ose në lokale.
Duhani
Referuar projektligjit, taksimi i cigareve do të bëhet në bazë të sasisë që do të importohet. Për çdo 1000 copë cigare, do të vendoset një çmim akcize me 3500 lekë. Duke e krahasuar me tatimin ekzistues edhe ky produkt do të pësojë një rritje në taksim. Ndaj rrjedhimisht do të ketë një rritje të çimit të duhanit në vend. Prej disa vitesh është bërë një luhatje me çmimin e akcizës mbi cigaret dhe për pasojë çmimet kanë lëvizur shumë shpesh. Në shtatë vitet e fundit, çmimet për një pakëtë cigare janë rritur më rreth 90 lekë. Arsyeja kryesore e rrijtjes së çimitit të tatimit mbi produktet e duhanit është ulja e numrit të konsumatorëve të tij.
Produktet energjetike
Risia që projektligji parashikon është futja e akcizës për produktet që shërbejnë për prodhimin e energjisë. Të tilla produkte janë vajrat dhe dhjamrat e kafshëve, mbetjet e vajrave, përzirjet bituminoze, metani dhe gazi natyrorë dhe preparatet antiplasese. Taksimi i këtyre produkteve do të bëhet për herë të parë në vendin tonë, pasi as një hërë më parë nuk është implementuar një akcizë mbi këto produkte. Konkretisht për vajrat dhe dhjamrat e kafshëve apo vegjetale, në rastet kur ato përdoren për karburant makinerish është parashikuar një akcizë më vlerë 0%, deri në pritje të një vendimi të mëvonshëm. Për mbetjet e vajrave është parashikuar një normë më vlerë 5 lekë për kilogramë. Ndaj për çdo kilogram mbetje vajrash do të mbahet një vlerë monetare prej 5 lekësh. Për përzierjet bituminoze siç mund të jenë bitumi i nafëts, katrani minieral etj është parashikuar që taksimi të bëhet në bazë të përqindjes së bitumit që zotërojnë këtë produkte. Pra, në bazë të sasisë së bitumit që mund të kenë këto minerale do të vendoset akciza e tyre. Ndërsa për produktet e tjera si metani, gazi natyrorë, preparatet antiplasese, alkibenzenet dhe acidet yndyrore është parashikuar një akcizë me vlerë 0%. Kjo pasi janë produkte të reja që janë futur në industrinë e vendit për të prodhuar energji.
Zhvillimi i Komisionit
Komisioni i Ekonomisë vendosi shtyrjen e zhvillimit të tij për ditën e sotme, duke mos marrë një vendim përfundimtarë për ndryshimin e çmimeve të akcizës. Kjo pasi anëtarët e majtë kërkuan një shtyrje të seancës pasi kishin një mbledhje të grupit parlamentar. Pritet që projektligji të miratohet, pasi në bazë të pyetjeve që anëtarët e PS i drejtuan zv/ministrit, nuk pati ndonjë kundërshti të fortë lidhur më ligjin. Pas miratimit pritet që ligji të hyjë në fuqi dhe konkretisht mbas dy muajsh kjo pasi çdo veprim mbi ndryshimin e ligjeve ekzistues kërkojnë një kohë të caktuar. Konkretisht në qershor pritet që të ndryshojnë çmimet e akcizës mbi produktet e alkoolit, duhanit, kafesë dhe lëndëve të prodhimit të energjisë. Me ndyshimin e çmimit të akcizës do të ndodhë edhe ndryshimi i çmimeve të këtyre produkteve në tregjet e vendit. Pra, pritet një rritje e mëtejshme e çmimit të pijeve alkoolike dhe duhanit.
Pagesa
Akciza paguhet në momentin kur produkti del në treg. Për çdo ngarkesë që del nga magazina fiskale e stokimit apo e prodhimit bëhet pagesa e akcizës. Pasi produkti është gati që të dal në treg për t’u shitur. Për produktet që duhen të pajisen me pullë fiskale, momenti i pagesës së detyrimit të akcizës nuk kushtëzohet nga tërheqja e pullave. Pra, janë dy procese të pavaruara.
Matja e alkoolit
Për produktet alkoolike është parashikuar në projektligj një ndryshim në taksimin e tyre. Në bazë të sasisë së alkoolit që një pije do të ketë, do të vendoset edhe çmimi i akcizës. Për matjen e alkoolit, Drejtoria e Doganave ka ndërtuar një laborator, i cili do të bëj të mundur matjen e sasisë së alkoolit që një pjë do të këtë. Mbasi kryen analizat, vendoset edhe çmimi i akcizës për produktin në fjalë.
Taksimi
Taksimi do të kryhet nga inspektorët e doganave. Ato do të kontrollojnë lëndën e parë që importohet për të prodhuar një produkt, i cili është parashikuar të paguaj një çmim akcize. Inspektorët vendosin çminin e akcizës për produkte të lëndës së parë. Produktë si rrushi, duhani, elbi i birrës. Nëpërnjet këtyre ato mundësojnë kontrollin e sasisë së produktetve që janë për t’u taksuar.
Penaliteti
Për individët që nuk do të paguajnë çmimin e akcizës do të ndiqet një politikë ndëshkuese. Pasi ato konsiderohen si kontrabandistë. Gjoba e përllogaritur nga Ministria e Financave është rreth 1 milion lekë. Por në projektligj nuk është parashikuar në mënyrë të detajuar ndarja e sasisë së produkteve që përbëjnë shkelje. Është vendosur vetëm një masë gjobë për të gjitha sasitë kontrabandiste.
1 korriku, doganat mbledhin akcizat në vend
Miratohet ligji për të drejtën
e mbledhjes së akcizëz
Që nga 1 korriku i këtij viti, akcizat do të mblidhen direkt nga doganat shqiptare. Projektligji i propozuar nga mazhoranca dhe i miratuar në Komisionin e Ekonomisë, parashikon që administrimi dhe mbledhja e akcizës të kryhet nga degët e doganave në vend, ndryshe nga se funksionon tani. Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se këtë të dretjtë tani do ta gëzoj vetëm Drejtoria e përgjithshme e Doganave me degët e saj dhe jo më sistemi akual, i cili funksionon me një ndërthurje midis dy institucioneve. Anëtarët e opozitës e kundërshtuan këtë projektligj me arsyen se do të kishte një kosto financiare shumë të rëndë dhe se do të fillonte një punë nga zero. Ata kërkuan që këtë të drejtë ta gëzoj administrata e tatimeve, me argumentin se janë më të përgatitur për të kryer këtë funksion. Ky propozim u hodh poshtë nga anëtarët e djathtë dhe nga vet Rushaj, pasi sipas tij ishin bërë trajnime e doganat shqiptare të përballonin këtë punë. Aktualisht, akciza administrohet e ndarë mes administratës doganore dhe asaj tatimore. Me miratimin e projektligjit në seancë plenare, një ekip i administratës tatimore i specializuar për akcizën pritet të kalojë në dogana ku do të përqëndrohet procesi i mbledhjes së kësaj takse.