E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, nafta 213 lekë/litër dhe benzina 194 lekë

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Bordi i Transparencës vendosi sot çmimet maksimale të shitjes me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës.

Sipas vendimit, çmimi i naftës (gazoil), i standardit SSH EN 590, nuk do të jetë më shumë se 213 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 201 lekë për litër në shitjen me shumicë.

Ndërsa çmimi i benzinës, i standardit SSH EN, nuk do të jetë më shumë se 194 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 182 lekë për litër në shitjen me shumicë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 9 tetor, në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme të çmimeve.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›