Ndryshojnë kriteret, pezullohet ndarja e banesave sociale në Korçë
Korçë- Zgjatet koha e marrjes së banesave sociale për familjet e pastreha në Korçë. Për shkak se me ndryshimin e kritereve të përfitimit të banesave sociale është pezulluar procesi i ndarjes së tyre.
Familjet e pastreha që prej kohësh presin të marrin një apartament, tashmë do t’u duhte të ribëjnë dokumentat e aplikimit dhe të shohin më pas nëse janë apo kjo përfitues nga skema e re.
Banka e Këshillit të Europës e cila është edhe financuesja e këtij projekti ka ndryshuar kriteret e vendosura nga Bashkia e Korçës duke u fokusuar sidomos tek kriteri i të ardhurave i cili duhet të jetë sa mesatarja në vend.
Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, Banka për Zhvillimi e Këshillit të Europës ka kërkuar standartizimin e kritereve për përfituesit. Edhe pse ndërtimi i këtyre banesave ka përfunduar familjet e pastreha nuk po marrin ende një zgjidhje.
Disa muaj më parë Këshilli bashkiak i qytetit të Korçës hartoi dhe miratoi listën e familjeve të pastreha që plotësonin kushtet e përfitimit të banesave sociale me kosto të ulët.