Ndryshon Kodi i Punes Jo me shume se 48 ore pune ne jave

Asnjë punëmarrës nuk mund të punojë më shumë se 48 orë në javë, së bashku me orët shtesë, të cilat në vit nuk duhet të kalojnë 200 orë. Eshtë ky një ndër ndryshimet e bëra në kodin e ri të punës, në të cilin për ta përafruar me legjislacionin europian ekspertët shqiptarë në bashkëpunim me atë të huaj kanë ndryshuar plot 90 nene, ndër to edhe barazinë në pagë pa diskriminim gjinor apo mbrojtje më të madhe për grate shtatzëna dhe nënat e reja.
Kodi i punës është një nga ata ligje, i cili nuk mund të vihet në zbatim pa marrë 3/5 e votave të deputeteve në Kuvend prandaj Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera i ka bërë apel opozitës ta votojë atë së bashku me kushtet e BE-së për marrjen e statusit, apelit të të cilit i është bashkuar edhe zv/ministri i drejtësisë Ermal Dobi.
Ndryshimet e bëra në këtë sipas eksperteve të cilat kanë marrë miratimin e këshillit kombëtar të punës pritet të krijojnë të drejta më të mëdha për punëmarrësit, por edhe punëdhënësit dhe i japin një frymëmarrje të re marrëdhënieve të punës.