Burg per vrasesin e ciftit ne Mallakaster

Autori i vrasjes se dyfishtë do të qëndroje në burg pa afat. Kështu vendosi gjykata e Fierit për 20 vjeçarin Xhavit Malkaj, i cili akuzohet për ekzekutimin e dhe djegien e çiftit Enver dhe Azbie Myftarj në fshatin Belishovë të Mallakatrës. Ndërkohë të atin e tij Bajram Malkaj gjykata e nxori nga arresti duke i caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje. Sipas prokurorit, i cili iu referua deklarimeve të vetë autorit dhe të dhënave hetimore, shkak i konfliktit midis vrasësit dhe viktimave janë bërë pazaret për tubat e naftës që i vidhnin së bashku dhe më pas i shisnin në qytetin e Fierit. Autori ka deklaruar se viktima nuk i jepet paratë dhe kjo ka afruar edhe sherret e herë pas hershme midis tyre, sherre të cilat përfunduan me ngjarjen makabër të disa ditëve më parë. Çifti Myftaraj u gjet në lokalin e tyre teë vrareë me armë zjarri dhe më pas të djegur.