E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon arsimi bazefillorja do te behet me 6 klase

Arsimi fillor do te pesoje ndryshime te tjera pervec atyre qe jane bere deri tani. Sipas specialisteve te Ministrise se Arsimit sistemi i arsimit baze do te jete 6-3 dhe jo 4-5 si ka qene deri tani. Keto ndryshime do te behen me qellim qe arsimi ne vendin tone ti pershtatet nivelit te vendeve me te zhvilluara te Bashkimit Evropian. Ky projektligj i sistemit arsimor parauniversitar parashikon shtimin me nje vit te arsimit fillor. Sipas ketij ndryshimi klasa fillore do te jete e zgjatur ne kohe per nje periudhe gjashtevjecare nderkohe qe tri klasat e tjera do te permbyllin ciklin e arsimit baze qe ne total do te perbejne ciklin 9-vjecar. Ky ndryshim sipas specialisteve do te beje qe i gjithe sistemi arsimor ti pershtatet nivelit te arsimit ne Evrope dhe ne bote. Duhet theksuar se sistemi i ri arsimor nuk eshte miratuar akoma nga qeveria por sipas te gjithave parashikimeve do te jete i gatshem duke filluar nga viti i ardhshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›