E Diel, 1 Nëntor 2026

Te diplomuarit jashte vendit sa mundesi punesimi kane ne Shqiperi

Edhe pse shumica e studenteve e konsiderojne te mire ose shume te mire vendimin per tu kthyer mbetet shqetesues fakti qe rreth 36 e te kualifikuarve te kthyer nuk e shohin veten ne Shqiperi pas pese vitesh

Vazhdimi i studimeve ne nje nga universitetet me te mira te botes eshte nje enderr per cdo student. Por sa e lehte eshte per secilin qe pas mbarimit te studimeve te gjeje treg pune ne Shqiperi Nje studim i Levizjes Evropiane ne Shqiperi EMA i realizuar ne baze te nje ankete me profesioniste te rikthyer qe jane kualifikuar jashte vendit i prezantuar ne vendin tone gjate forumit A ia vlen te kthehesh ne Shqiperi ka arritur ne perfundimin se shqiptaret qe kane studiuar jashte kane veshtiresi per tu integruar ne tregun vendas te punes. Nder problemet me kryesore te tyre jane kultura e punes dhe korrupsioni. Profesionistet e rinj thone se kane probleme me njohjen e diplomes nga Ministria e Arsimit si dhe me gjetjen e nje pune. Me gjithe deshiren per te riatdhesuar personat e diplomuar jashte ata kane pak ose aspak marredhenie me institucionet e qeverise thuhet ne raport.

Raporti

Mendohet se 1.4 milione shqiptare kane emigruar jashte gjate dy dekadave te fundit. Ne vitin 2006 me ndihmen e PNUD-se qeveria shqiptare ngriti nje program per thithjen e trurit brain gain. Megjithate sipas raportit te EMA-s ata persona te diplomuar qe jane kthyer kane dyshime nese do te rrine ne te ardhmen ne Shqiperi. 42 e tyre thone se po avancojne pak ose aspak ne karrieren e tyre kurse 36 nuk e shohin veten e tyre ne Shqiperi ne pese vitet e ardhshme. Sipas anketes se realizuar nga EMA me profesioniste te rikthyer qe jane kualifikuar jashte vendit perfundimet kryesore kane qene disa.

1. Rikonfirmohet prirja ne rritje e te kualifikuarve per tu kthyer ne Shqiperi. Shqiptaret shkojne jashte vendit kryesisht me qellim studimi dhe jo punesimi. Lidhjet familjare perbejne shtyse te forte per tu rikthyer.

2. Megjithate i larte mbetet numri i atyre qe largohen cdo vit. Per pasoje mbetet e veshtire te njihet me saktesi dinamika e dy proceseve largimit dhe kthimit te trurit.

3. Nder veshtiresite me te cilat perballen te kualifikuarit per tu integruar ne Shqiperi mbizoterojne ndryshimet ne kulturen e punes si dhe korrupsioni.

4. Me gjithe deshiren per tu kthyer te kualifikuarit jashte vendit kane lidhje te dobeta me institucionet shteterore. Te pakte jane ata qe marrin ndihme nga institucionet shteterore per tu riintegruar.

5. Njohja e diplomes ende perceptohet si nje procedure e gjate dhe burokratike e per tu shmangur nese eshte e mundur.

6. Mbizoterojne menyrat jo formale te punesimit si per shembull duke kontaktuar drejt per drejt punedhenesin 379 apo nepermjet te afermve e miqve 364. Keto te dhena rikonfirmojne qe kanalet zyrtare te punesimit ne tregun shqiptar mbeten ende te dobeta duke ulur mundesite per rekrutime transparente dhe konkurruese.

7. Shqiperia nuk eshte e perjashtuar nga rreziku i shperdorimit te trurit dhe as nga ai i ri-largimit te tij Rreth 42 mendojne se po avancojne pak ose aspak profesionalisht ne Shqiperi. Edhe pse shumica e konsideron te mire ose shume te mire vendimin per tu kthyer 79 shqetesues mbetet fakti se rreth 36 e te kualifikuarve te kthyer nuk e shohin veten ne Shqiperi pas pese vitesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›