Rruget dytesor Bashkia nis punen tek ish-Fusha e Aviacionit
Bashkia e Tiranes ka nisur rehabilitimin e rrugeve dytesore te cilat lidhen me zonen e ish-Fushes se Aviacionit ne kryeqytet dhe me konkretisht diten e djeshme ka nisur puna ne rrugen Abedin Rexha rruge e cila po zgjerohet. Drejtori i Drejtorise se Menaxhimit te Infrastruktures ne Bashkine e Tiranes Rigles Balla ben me dije per News 24 se rruga do te jete e gjere 6 metra dhe 2 metra trotuare ku eshte parashikuar permiresimi i rrjetit te kanalizimeve si dhe ndricimi ne te gjithe kete rruge e cila lidh ish-Fushen e Aviacionit me Unazen e Re. Rruga do te kete nje gjatesi prej 400 metrash nderkohe puna per zgjerimin e saj ka gjetur dhe mbeshtetjen e banoreve perreth.