Ndryshon koha e studimit tani zanat qe ne moshen 16 vjec
Shkollat dhe qendrat e AFP do te kthehen ne agjenci formimi dhe qendra shumefunksionale te cilat do te jene te afta te ofrojne ne treg sherbimet e tyre. Nderkohe sipas ligjit te ri arsimi profesional do te ofrohet ne 6 nivele. shte percaktuar me detaje sesa do te jete kohezgjatja e secilit nivel nderkohe qe studimet do te variojne nga 2-4 vjet. Per shkak te ndryshimit te sistemit nga 8-vjecar ne 9-vjecar ka ndryshuar mosha ndryshimet moshore per sa i perket hyrjes ne AFP e te gjithe atyre qe kane perfunduar arsimin baze. Tani te gjithe ata qe jane ne kerkim te nje pune mund te ndjekin arsimin profesional deri 16 vjec. Me pas mund te sigurojne nje vend pune. Me pare kufiri i moshes per perfundimin e ketyre studimeve ishte 18 vjec. Ne perputhje me ligjin e Kornizes Shqiptare te Kualifikimeve jane sqaruar edhe mundesite per hyrjen vijimin dhe transferimin nga nje nivel apo tip i AFP ne nje tjeter sqaron ministria e arsimit. Me ligjin e ri hapet mundesia e ofrimit te programeve te hapura per te gjithe personat qe permbushin kriteret per pranimin dhe regjistrimin te percaktuara nga MASH apo Ministria e Punes. Po keshtu do te vendoset nje sistem klasifikimi i profesioneve dhe i kualifikimeve profesionale. Lista kombetare e kualifikimeve profesionale do te percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave ne bashkepunim me Partneret Sociale. thuhet ne ligj. Ne te i eshte kushtuar nje rendesi e vecante krijimit te hapesirave te nevojshme te bashkepunimit me partneret sociale dhe komunitetin e biznesit. Ky bashkepunim eshte i domosdoshem per te pasur nje arsim dhe formim profesional efektiv dhe sa me prane kushteve reale te punes. Ndryshimet ligjore parashikojne edhe mbeshtetjen qe qeveria do tu jape bizneseve qe bashkepunojne dhe mbeshtesin zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional ne vend. Rendesi e vecante i eshte kushtuar Keshillit Kombetar te Arsimit dhe Formimit Profesional organizimit dhe funksionimit te tij. Ne projektligjin e ri eshte perfshire edhe Agjencia Kombetare e Arsimit dhe Formimit Profesional si nje institucion shume i rendesishem qe ofron sherbime si ne fushen e arsimit ashtu edhe te formimit profesional. Ne kuader te decentralizimit shkollave dhe qendrave te formimit u duhet dhene me shume autonomi qe te mund te perdorin burimet ne nje menyre me fleksibel. Shkollat dhe qendrat duhet te kthehen ne agjenci formimi dhe qendra shumefunksionale qe te jene te afta te ofrojne ne treg sherbimet e tyre. Ne kete sistem te decentralizuar shkollave do tu kerkohet te marrin pergjegjesi te medha ne planifikimin menaxhimin dhe permiresimin cilesor te sherbimeve qe ato sigurojne. Aktualisht strukturat dhe personeli ekzistues kane kapacitete te kufizuara per ta kthyer kete ne realitet.
Keshilltaret
Arsimi profesional baze i nivelit te I
Kohezgjatja 2 vite shkollore
Arsim profesional i nivelit te II
Kohezgjatja 1 vit shkollor
Arsim i mesem profesional i
nivelit te III
Kohezgjatja 1 vit shkollor
Arsim profesional pas se mesmes
Kohezgjatja 1-2 vite shkollore
Formimi profesional publik dhe privat
Kohezgjatja deri ne 2 vite shkollore.
Arsim dhe formim profesional ne
forme duale
ZIRINA LLAMBRO