E deshi vdekjen më 2006?
Mel Gibson ishte zhytur në një spirale të atillë të jetës saqë kur e la gruaja e tij, Robyn, gjatë kohës sa bënte xhirimin e filmit “Apocalypto” më 2006, deshi të bënte vetëvrasje.
Sipas revistës prestigjioze “Vanity Fair”, Gibson kishte filluar që të pinte shumë alkool në mënyrë që kur të rikthehej në shtëpi, të mos mendonte se aty e prisnin gruaja e tij Robyn me fëmijët.
Shumë shpejt pas kësaj ai ishte turpëruar për mospërfillje të urdhrave të policisë, me ç’rast ishte arrestuar pasi ishte gjetur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit në Malibu.
“Ai ndjente se kishte dështuar si një qenie njerëzore pas dështimit të martesës”, tha një burim.
Mel është përpjekur kështu t’i ftonte policët në mënyrë që ta gjenin të vdekur. Nuk mendohet se këtë e ka bërë për shkak të bindjeve të tij antisemitike.
Mendohet se ai është përpjekur për ta nxjerrë jashtë inatin e një djali që është i gatshëm ta tërheqë këmbëzën e revoles për ta goditur veten në kokë.
“Ai më tha kur ishte i pirë se në karrierën e tij ka arritur çdo gjë ... ai do të bëjë çdo gjë për të shlyer mëkatet e veta dhe ta rikthejë famën që e ka pasur”, ka thënë ky burim për revistën “Vanity Fair”, edicioni i së cilës pritet të dalë në këtë muaj.