Shpetim Ziza pret damaret ne qeli
Shpetim Ziza i denuari perjete per vrasjen e te miturit Bekim enga ne Peshkopi tre vite me pare ka prere damaret ne burgun e Zaharise se Krujes. Burime nga burgjet pohojne se mbremjen e se merkures Ziza ka pretenduar se nuk ishte fajtori i vetem per ekzekutimin e te miturit 9 vjecar dhe se kishte vepruar ne bashkepunim me tre te rinj njeri prej te cileve kishte hasmeri me familjen e te miturit. Pas kesaj Ziza me nje cope brisku te sajuar nga makinat e rrojes ka prere damaret me qellimin per te vrare veten. Nderhyrja ne kohe e stafit policor e ka shpetuar ate nga demtimi me pasoja te renda pasi eshte ndaluar te priste me tej krahet ndersa stafi mjekesor e ka mjekuar me urgjence pa humbur shume gjak. Pas kesaj burime mjekesore pohojne se Ziza fatmiresisht nuk kishte pesuar prerje te thella por vetem gervishtje te lekures ndaj eshte pare e arsyeshme qe ai te kurohej ne qeli dhe te mos transferohej ne Spitalin e Burgjeve. Ziza i cili aktualisht ndodhet ne qelite e burgut te Zaharise ne Kruje ku merr edhe mjekime per shkak te shendetit te renduar mendor pretendon se mbytjen e femijes 9-vjecar Bekim engu e ka bere i shtyre nga tre bashkemoshatare te tij. Njeri prej tyre kishte hasmeri me te atin e femijes dhe per tu hakmarre kishte perdorur te semurin mendor nen kercenimin e pistoletes. Nderkohe dy te tjeret kane bashkepunuar ne mashtrimin e te miturit qe te shkonte me ta ne periferine e qytetit ku dhe e ekzekutuan. fa.ma