PIRAMIDA E KORRUPSIONIT DHE NJ PROKUROR I MUNGUAR
Nuk eshte fjala per Piramiden ne ane te bulevardit Deshmoret e Kombit... Piramiden e shumeperfolur nga politika media qytetaret. Si atehere kur u ndertua me madheshti si tash qe po rrezohet po me madheshti. Pyet veten njeriu Si eshte e mundur qe nuk ndodh qofte dhe njehere ndryshe por politika keshtu i ben gjithnje gjerat kendej nga ne Me zhurme... Kur e mendon qete-qete pa komplekse se si te duket kjo puna e Piramides qe as nuk duhet te hiqet as nuk duhet te rrije Jo per shkakun e te qenet simbol mund te vazhdoje te beje hije se per ate as qe duhet zene ne goje se kush e paskesh tagrin ne kete vend qe me parate e popullit te ngreje monumente per pavdekesine e tij po se fatura e ndertimit te pallatit parlamentar ne vend te Piramides eshte teper e majme per supet tona te brishta.
Por gjithsesi nuk eshte ky objekti i ketij shkrimi. Eumlshte nje tjeter piramide qe ngrihet tash njezet vjet pa dashur tia dije per stinen eshte dimer a behar eshte kohe bumi a krize ekonomike. Piramida perrallore e korrupsionit Te gjithe e perflasin dikush seriozisht dikush si neper dhembe por pa mundur as tia gervishtin koren. Korrupsioni eshte gjeja me me imunitet ne keto njezet vjet. Si nje are qe vaditet pareshtur nga kapilaret dhe shporet e dukshem e te padukshem te abuzimit shperdorimit informalitetit. Ne menyre te figurshme mund te thuhet se korrupsioni eshte institucioni me solid i periudhes se tranzicionit sa nuk merret vesh eshte tranzicioni qe e mban ne kembe korrupsionin apo ky i fundit qe e zgjat pambarimisht gjendjen e amullt te tranzicionit. Perndryshe mund te quheshin bashkesinonime te se keqes.
Permendet fjala piramide dhe ti vetvetiu ndien nje lloj pezmi pse jo dhe frike pasi pernjeheresh te kujtohet kaosi dhe trauma e pasheruar dhe sot e firmave piramidale. Supertragjikomedia e koheve moderne shqiptare kur marria kolektive i perfshiu thuajse te gjithe. Si te mos mjaftonte ai lloj mbrapshtimi e abuzimi diten per diell tani kemi kete piramiden e korrupsionit galopant qe prape ne nje menyre apo ne nje tjeter na ka perfshire te gjitheve se kush nuk merr ryshfet jep ryshfet jo nga qejfi por ska nga te mbaje. Nuk mund ti shpetosh oktapodit te korrupsionit te gjithkundshem qe bazen e ka te gjere e te pashkermoqur ndersa kupolen si te nje keshtjelle te padepertueshme. Me kete gjuhen tone te thjeshte qe nuk i njeh trillet dhe labirintet e perfitimit ekonomik korrupsion do te thote pasurim i paligjshem i disave dhe varferim i skajshem i te tjereve. Pranohet nga te gjithe se jane te rralle numerohen me gishtat e dores ata nepunes apo funksionare shteti qe nuk marrin para nen dore. Dhe eshte e habitshme se batutat shpotitese jane pikerisht per keta te pazotet fatzinjte qe nuk nxjerrin qimen nga qulli qe nuk dine te bejne prokopi me parate e shtetit. E megjithate kjo race idealiste qendron nuk jepet nuk dorezohet para presionit per te qene dhe ata si te tjeret. Keta spranojne te perlyhen duan te jene korrekte me ligjin te virtytshem per sa i perket moralit pasurine duan ta vene si e gjithe bota e qyteteruar vetem permes punes. Prandaj do te ishte e padrejte qe te futeshin te gjithe ne nje thes.
Pa dashur te gjejme patjeter pika krahasimi mes koheve sduhet pasur iluzion korrupsioni nuk eshte dukuri vetem e kesaj kohe perkundrazi ai behej dhe dje madje dhe nga ata ish-partizanet e perbetuar per sherbese te devotshme ndaj popullit qe sapo kishin ardhur ne pushtet. Tregohet nje rast tejet domethenes. Ne fillim te viteve 50 denohet me denim kapital nje person qe kishte strehuar diversantet. Por babai i tij kishte pas ruajtur napolonat e arit ata gjelat e famshem dhe ua kishte vene ne dore gjeneraleve te Sigurimit te Shtetit ne Shkoder te cilet pastaj ishin bere te mire dhe ia kishin kursyer jeten atij birit riosh te burrit plak me verdhushka ne xhep. Ata ishin shefa te rendesishem te puneve te brendshme qe prangosnin armiqte e pushtetit jo me korrupsionin po ja qe e benin vete ate te shkrete se kishin dhe gurin dhe arren ne dore gjithnje duke u betuar ne ideal te Partise. Mendo pastaj cbenin te tjeret siper tyre Ato lopet e races qe benin qumesht vetem per Byrone Politike... Nuk po e cekim kete dukuri thjesht per variacion nderkohor. Por do sdo keshtu i kemi dhe keta kryetaret e sotem jo ne menyre hipotetike po me te vertete. Kohe me pare nje reportazh investigues i Top Channel-it rrefente mekatet e disa kryetare komunash e funksionaresh te tjere lokale te majte e te djathte te nje rrethi juglindor pronare gatrash sharrash pyjesh domethene pronash publike. Kumti ishte i qarte politika ka privatizuar gjithcka. Po se si dukeshin ata kryetaret e vegjel te provinces para ministrave te perfolur te kryeqytetit ne keto njezet vjet. Asnjehere me shume se kohet e fundit nuk ka pasur akuza te ndersjella per afera korruptive mes pozites dhe opozites. Ministrat dhe deputetet tuaj kane perfituar ketu dhe atje keshtu e ashtu akuzon opozita. Funksionaret dhe deputetet tuaj kane bere kete e ate i pergjigjet me te njejten monedhe pozita. Dhe foltoret e dy partive ziejne gumezhijne duke pritur e percjelle akuza nga me te rendat. Per here te pare dalin ne skene dhe emra te padegjuar sipermarresish afer politikes. Presidenti i vendit nderkohe i kujton Prokurorise se duhet te levize se nuk duhet te perfillen jakat e bardha apo te zeza. Por organi i akuzes si duket mat shtate here dhe spret asnjehere Kush duhet ta degjoje si deshmine e thjeshte alegorike te nje qytetari durrsak E them me bindje se me shume leke se per te bere nje kat te pallatit tim pesekatesh i kam shpenzuar ne dore me nepunesit e shtetit nga polici e deri te shefat e medhenj ku me i madhi sigurisht qe donte copen me te madhe si deshmine publike aspak te zakonshme te ish-ministrit te Ekonomise qe sapo ka lene kabinetin qeveritar shperthen ne akuza te renda per segmente te korruptuara te pushtetit e funksionare te tij. E megjithese flitet kaq shume permenden emra zyrtaresh te larte qeveritaresh deputetesh njeri pas tjetrit shpesh bashke me kuneter kusherinj rrethin familjar asnje doreheqje per be Asnje lenie mandati vullnetarisht. Asnje heqje mandati zyrtarisht. Shkurt asnje shenje qytetarie demokracie europianizmi ne ceshtjen me te debatuar publikisht. Ky do te ishte morali i politikes. Tash per tash i munguar...
Te gjithe e dine se nuk mund te jete nje prokuror shpetimtari nga falangat e korrupsionit dhe krimit. Po kur dikush e thote kete ka parasysh se pari nje prokuror shume me fuqiplote nga njeriu qe formulon akuzen ne emer te shtetit. Kushdo e di se nje individ apo disa kokekrisur nga sfera e drejtesise nuk mund ti ndryshojne realitetet e nje shoqerie dhe politike te molepsur qofshin ata dhe Xhovani Falkone apo Paolo Borselino. I vetmi prokuror qe mund te sjelle ndryshimin eshte ligji dhe vullnetet per ta zbatuar ate. Ja ky eshte ai burri i shtetit per te cilin ne kemi sot nevoje. Kemi ligje madje fort te mira te bera me asistencen e organizmave te huaja por nuk ka njeri qe tiu dale per zot atyre nuk ka nga ata prokurore e gjykates qe te cojne ne banken e te akuzuarit per korrupsion ryshfet mitemarrje. Nuk ka ndershmeri qe te ngrihet mbi allishverishet. Na mungon me shume se cdo gje ajo perendia qe do te na dilte ne krah dhe gjerat do te fillonin te ishin ndryshe. Nje aktor amerikan ne nje film te viteve te fundit ne rolin e njeriut te ligjit drejtesine se ciles i ishte dorezuar qysh student e quante Zonja e Madhe. Nje metafore per tu pasur lakmi per formulimin e saj e mbi te gjitha per kuptimin e thelle. Nje zonje e madhe eshte njelloj hyjneshe ne toke me nje si spekter te arte ne dore qe shkon mes njerezve duke vene rregull. Ne te vertete simboli i saj nuk eshte shkopi por peshorja... Kryeministri i vendit sa here i jepet rasti leshon kushtrimin e njohur Ndaj korrupsionit tolerance zero dhe duam ta besojme vullnetin e tij per ti cuar perpara punet e qeverisjes drejtesise dhe ligjit. Por si i behet qe ne Shqiperi eshte rrenjosur nje psikologji qe nuk mund te kryesh nje pune ne zyrat e shtetit pa paguar nen dore Njerezit dyshojne ne ndershmerine e cdo nepunesi a zyrtari qe ka ne dore nje firme e nje vule. Po pate ne dore dicka ne shtet mendojne ata ti ne te vertete zoteron aksione si ne nje si sipermarrje fitimprurese. Pate firme e vule je person i rendesishem qe ke nje banke nga e cila kreditohesh pareshtur pergjate mandatit tend ne post. E keta zyrtaret qe kryejne korrupsion jane ose funksionare te pushtetit ekzekutiv ose kryetare komunash e bashkish. E perderisa bejne punen e shtetit me fondet e shtetit veprimtarine e tyre ska pse te mos e kundroje dhe prokurori i shtetit. Por nje gje te ben pershtypje ne kete vend askush nuk ngre akuza askush nuk ben padi kur ka shkelje te ligjit por vetem padi per kapital politik. Nderkohe ka nje pergjerim te perhershem te udheheqesve shqiptare per popullin. Politika e djeshme trumbetonte Cdo populli ben partia dhe cthote partia ben populli. Duke mbartur jo pak nga zakonet e monizmit ne stilin e vjeter betohen dhe perbetohen edhe lideret e demokracise per popullin. Poeti i shquar portugez Jose Saramago Nobeli i letersise per vitin 1998 thoshte ne nje interviste Per mua diktator eshte edhe ai qe kerkon ti imponoje popullit lsquote miren e popullit nderkohe qe populli nuk e mirekupton ate te mire. Fjalime te thekura per popullin me popullin prej popullit. E gjitha nje hipokrizi. Pasi tashme njihen klientelat e vogla dhe te medha dihet se kush i merr tenderet e ministrive dhe kush te bashkive. Jane nje dore qe rrotullohen si ne metropol si ne rrethe. Nese do te kishte me te vertete nje prokuror per te qene kjo nuk do te ndodhte. Po ne per popullin e kemi... Perse kerkoni te nxini Po si mund ta kesh fjalen per popullin kur ne minieren e Bulqizes ka shkuar ne njezet numri i te vdekurve mbase sa ckishin humbur jeten per gjysme shekulli galerive te saj kur ajo ishte miniera me e madhe e vendit Kane vajtur atje kreret me te larte te shtetit te opozites por prape minatoret vazhdojne te mos kene siguri jete nen toke. Nje pushtet serioz dhe i pa korruptuar nuk e lejon nje tragjedi te tille te pakeputur qe zgjatet nga viti ne vit. Nje shtet me ligje me drejtesi ne kete rast do te vepronte sic atij i ka hije edhe duke penalizuar.
Nuk eshte se i meshojme ne keto radhe idese se prangave por si ky vend do te clirohet ndryshe nga psikoza e prodhimit te parave per vete me firmen dhe vulen e shtetit Kjo nuk mund te behet pa nje prokuror qe ngre akuze per cilindo shperdorues te parave te popullit thene ndryshe taksapaguesve. Por a kemi ne nje sistem drejtesie me e pakta te pa korruptuar per vete A nuk jane po aq te perfolur dhe vete njerezit e ligjit sa zyrtaret e tjere Cmund te thuhet kur togat e zeza prangosin nje kancelar gjykate dhe nje person tjeter te rangut te tij qe kishin marre pese milione leke nje qytetari sic ka ndodhur kohet e fundit ne Korce Fakte te tilla deshmojne se paraja eshte ende nje pasion i semure i njerezve te shtetit apo pushtetit. Sa nderhyrje ka pasur nga lart per ti lejuar kontrabandistet te leviznin lirisht me maunet e ngarkuara me bereqet duke e humbur besimin se njerezit e ndershem mund te ngjiten ne pushtet dhe te behen ata zoterit e ligjit.
Perpara kemi zgjedhjet e pushtetit vendor ne majin e vitit te ardhshem. Po a do te jete testi numer nje i kandidateve moskorruptimi ndershmeria ne qeverisje sherbesa ndaj komunitetit apo ndokund do te perfillen si nen dore te kundertit e tyre Zoterinjte Berisha e Rama do te benin mire ta shpallnin publikisht nje paratest te tille virgjerie per kandiduesit e neserm per postet drejtuese te komunave dhe bashkive.