E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nexhat Dacit i ikin strukturat nga Klina

Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Klinë, me të gjitha strukturat e saj, është rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Fadil Gashi, kryetar i Degës së LDK-së dhe Zenun Zeqa, Kryetar i Degës së LDD-së, në një ceremoni madhështore ku ishin të pranishëm strukturat e të dy degëve si dhe përfaqësues nga niveli qendror zyrtarizuan bashkimin e Rugovistëve.

“Sot po bashkohen dy pjesë të një trupi, të një vizioni, të një filozofie.
Këtë bashkim e bëjmë për shumë arsye. Na bashkon jeta dhe vepra e Ibrahim Rugovës, e Ismet Racit, e Hamit Krasniqit, e atyre veprimtarëve e themeluesve të vlerave Rugoviane”, tha Gashi.

Gashi foli dhe për qeverisjen e keqe ne Komunën e Klinës, të qeverisur nga PDK-ja.

Por, deri sa LDK-ja dhe PDK-ja para një muaji shkëputën koalicion qeverisë në Klinë, LDD-ja i ishte bashkuar në qeverisje kryetarit Sokol Bashota.

Kreu i LDD-së në Klinë, Zenun Zeqaj, i cili aktualisht është drejtor i Kadastrit, tha se shkrirja në LDK-në u bë pas një konsulte të gjerë brenda partisë.

“Pas kontakteve dhe këshillimeve me simpatizantë të LDD-së, kryesia e Degës së LDD-së në takimin e vetë të mbajtur me 29 qershor mori vendim që ribashkohet, dhe aktivitetit e sajë tani e tutje do ta ushtrojë në kuadër të LDK-së”, tha Zeqa. /Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›