8 prokurori nuk zbatojnë kohën mesatare të hetimit
05/10/2009 Krimet e Rënda renditet e para. Studimi: Kohëzgjatja e procedimeve rezulton e lartë
TIRANE- Tetë prokurori në vend nuk respektojnë kohën mesatare që ka Shqipëria për hetimin e procedimeve penale, por ato kryejnë hetime që zgjasin deri në 25 muaj, shifër kjo që sipas ekspertëve të Prokurorisë së Përgjithshme është tepër e lartë me mesataren 6-mujore që ka Shqipëria. Ky konkluzion ka ardhur nga një studim i përfunduar nga Drejtoresha e Studimeve, Edlira Jorgaqi, e cila pasi ka analizuar të gjitha kohëzgjatjet e procedimeve penale të viteve 2000-2008, tregon se kohëzgjatja mesatare e çështjeve hetimore në Shqipëri është e lartë. Sipas studimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda është organi që ka shifrën më të madhe të kohëzgjatjes mesatare të procedimeve penale, e cila në grafik paraqitet me 25 muaj. Pas saj në radhë janë prokuroritë e qyteteve Tropojë, 11 muaj, Kurbin, 9 muaj, Tepelenë, 8 muaj, Sarandë, 8 muaj, Përmet, 7 muaj, Fier, 7 muaj dhe Durrës, 7 muaj, ndërkohë që shifra mesatare e përcaktuar për vendin tonë është 6 muaj. Studimi nuk jep arsyet konkrete se pse këto prokurori nuk respektojnë kohën mesatare që duhet për të hetuar procedimet penale, por ekspertët thonë se në 8 organet e akuzës të sipërcituar janë shumë procedime të mbartura nga vitet e kaluara. Këto procedime janë ngjarje të vjetra, të cilat aktualisht nuk janë zbardhur, por qëndrojnë të pluhurosura në arkivat e prokurorive. Prokuroria e rrethit të Tropojës është një nga këto institucione që ka shumë ngjarje të vjetra të pazbardhura, të cilat ndikojnë në përcaktimin e mesatares së kohëzgjatjes hetimore. Ndërkohë që prapa saj nuk është edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku brenda saj ndodhen shumë ngjarje që ende nuk kanë marrë zgjidhje. Mirëpo për sa i përket Krimeve të Rënda, specialistët thonë se në këtë prokurori janë shumë çështje, që marrin zgjidhje nga letërporositë e ndryshme, si dhe nga tabulatet telefonike të kompanive, të cilat duan shumë kohë për kthimin e përgjigjes. Ky proces ka ndikuar ndjeshëm në përcaktimin më të madh të kohëzgjatjes mesatare të hetimit të procedimeve penale në këtë prokurori. Në studim paraqiten 22 prokuroritë e tjera të vendit që respektojnë me përpikmëri mesataren e kohëzgjatjes së çështjeve hetimore. Brenda këtyre është edhe organi i akuzës kryeqytetase, e cila rezulton në mesataren 5-mujore, shifër kjo që tregon 1 muaj më të ulët se mesatarja në shkallë vendi. Ndërkohë që Prokuroria me mesataren më të ulët është ajo e Bulqizës, ku shifra e kohëzgjatjes hetimore është 3 muaj.
Kërkesat e mundshme
Të dhënat në lidhje me kohëzgjatjen mesatare të procedimeve penale rezultojnë të larta. Ky përfundim mund të jetë një indicje për të bërë propozimet përkatëse në lidhje me ndryshime të mundshme në Kodin e Procedurës Penale mbi afatet e kohëzgjatjes së hetimit për procedimet penale (ndoshta për grupveprash penale), apo për ndryshimin e numrit të prokurorëve. Sipas studimit, akuza s’ka nevojë për rritje të numrit të prokurorëve sesa për një riorganizim pune dhe struktura në përputhje me ngarkesën e punës për çdo prokurori.
Raporti në KLD kërkoi dy vjet inspektime
Shtatë kryetarë gjykatash marrin raportin e inspektorëve
TIRANË –Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gati të thërrasë në raport shtatë kryetar gjykatash. Në fund të muajit shtator ka përfunduar raporti përfundimtar i inspektimit për shtatë kryetarët e gjykatave kryesore në vend dhe ato më problematiket, dhe më pas ky raport i është bërë i ditur Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shkak për të ndërmarr këtë iniciativë me qëllim kontrollin e kryetarëve të gjykatave janë bërë disa ankesa të qytetarëve të adresuara në KLD dhe puna e dobët e bërë me mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore. Kryetarët që i janë nënshtruar kontrollit janë ata që kanë drejtuar, gjykatat e rretheve gjyqësore, Tiranë, Fier, Lushnjë, Shkodër, Durrës, Korçë dhe Gjykata e Apelit Tiranë. Gjykata e Tiranës dhe ajo e apelit kanë pasur problematikat më të mëdha, të cilat lidhen konkretisht me zvarritjet e proceseve gjyqësore. Të gjithë kryetarët e inspektuar kanë qenë në dispozicion të inspektorëve për gati dy vjet. Ndërkohë që i vetmi nga kryetarët për të cilët bëhet fjalë ka dhënë dorëheqje disa muaj më parë. Ai është kryetari i gjykatës së Tiranës. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se kryetari i gjykatës së Tiranës ka qenë i ndikuar edhe nga rrethana të tjera për të dhënë dorëheqjen, ndërsa u zëvendësua me një ish – gjyqtar. Po kështu probleme mjaft serioze janë vënë re edhe tek Gjykata e Apelit. Kjo gjykatë ka qenë gjithmonë në fokus të sulmeve nga KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë për sa i përket mënyrës së trajtimit të proceseve dhe zbardhjes së vendimeve penale pas dhënies së tyre. Në raport thuhet se apeli ka probleme të theksuara në vonesat për zbardhjen e vendimeve. E njëjta problematik është edhe tek gjykatat e tjera. Por problemet nuk janë vetëm këto. Kryetarët e gjykatave janë ata që matin punën e çdo gjyqtari dhe vënë në lëvizje strukturat e brendshme për të qenë sa më afër qytetarëve. Ankesat në emër të kryetarëve, të cilët nuk kanë ndikuar pozitivisht në zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe nuk kanë zbutur zvarritjet e seancave gjyqësore si dhe mënyrën e shpërndarjes së dosjeve, kanë bërë që shtatë kryetarët e gjykatave të mësipërme t’i nënshtrohen kontrollit. Por Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka menduar të bëjë një tjetër ndryshim për të vlerësuar punën e gjyqtarëve. Kështu në një mbledhje të mëparshme u vendos që të ngrihet një grup pune me qëllim studimin mbi ndryshimet e mundshme në sistemin e vlerësimit profesional. Studimi i përgatitur do të ndryshojë kursin e vlerësimit që deri tani ka qenë me pikë dhe me nota. Në grupin e punës marrin pjesë tre anëtarë të KLD-së, Dhurata Haveri, Altina Xhoxhaj dhe Lefterie Lleshi. Studimi që do të përgatitet nga tre anëtaret do të parashtrohet më pas në KLD. Edhe për këtë pikë ka pasur vërejtje nga ana e anëtarëve të KLD-së, të cilët kanë theksuar se shumë prej gjyqtarëve janë duke mbajtur vendin e punës në mënyrë të parregullt dhe askush nuk ka një vlerësim të saktë. Puna e gjyqtarëve deri tani është matur me kthimin e numrit të dosjeve nga gjykatat më të larta. Në bazë të tyre bëhej vlerësimi dhe ngritja në karrierë. Përplasjet e KLD-së me gjykatat janë shfaqur në kohë të ndryshme vitet e fundit, teksa premtohet gjithnjë përmirësim apo ulje të tensioneve mes këtyre institucioneve.
A. Çuka