Vlorë, Patozi: cdo fshat do te kete infrastrukture moderne
VLORE- Në vijim të takimeve të tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, përfaqësuesit dhe kandidatët e Partisë Demokratike për deputetë në qarkun e Vlorës, zhvilluan bashkëbisedime me banorë të fshatrave të komunës Armen, ku prezantuan pjesë të programit të qeverisjes për 4 vitet e ardhshme, në të cilin një vend të rëndësishëm zenë investimet për modernizimin e infrastrukturës rrugore në zonat rurale.
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kandidati për deputet, Astrit Patozi, theksoi në fjalën e vet se, synimi i qeverisjes për mandatin e ardhshëm është modernizimi i infrastrukturës rrugore. "Çdo fshat do të ketë infrastrukturë moderne në katër vitet që vijnë dhe çdo fshat do të lidhet me qendrën e komunës, çdo zonë do të ketë shkolla e qendra shëndetësore, që këta banorë të jenë të barabartë me ata në zonat e zhvilluara urbane“, theksoi Patozi. Ai përmendi mes të tjerash investimet e realizuara gjatë këtyre viteve në infrastrukturën rrugore në fshatin Karbunarë,si dhe të fshatrave të tjerë të kësaj zone, ku është dëshmuar mbështetja e qeverisë me projekte konkrete. Zoti Patozi shprehu besimin se në zgjedhjet e 23 qershorit, Edi Rama do të shënojë humbjen e rradhës.
Nga ana e tij, kreu i degës lokale të PD-së dhe kandidati për deputet, Ardian Kollozi, me origjinë nga kjo zonë, garantoi se mbështetja e qeverisë për Armenin do të vazhdojë edhe në katër vitet e ardhshme, ndërkohë që u bëri thirrje të pranishmëve për të mbështetur projektin e PD-së, për një të ardhme të sigurtë që garanton zhvillimin dhe ecjen e vendit përpara drejt Evropës.
(e.m/ata/BalkanWeb)