KUSH TRIUMFON: KULTI I RAMES APO RROTACIONI?
Ndryshe nga ç‘pritej, nuk është fitorja dhe pushteti, por disfata në garën për pushtet në zgjedhjet e 28 qershorit ajo që po bën të shpërthejnë në sipërfaqe mendësitë dhe potencialet autokratike të politikës "së re" të Edi Ramës, si dhe të një klani të grupuar rreth tij në më pak se 4 vjet. Dhe sikundër ndodh tradicionalisht me autokratizmin, kryesimptoma e tij është, edhe në këtë rast, mbytja e kritikës ndaj liderit, i cili sapo ka pësuar disfatë, ndëshkimi i zërave kundër, e madje edhe shpallja dhe propagandimi i disfatës historike si një fitore historike.
Kjo që po tentohet të realizohet sot në Partinë Socialiste, pra mbajtja në krye e një lideri humbës, ka ndodhur gjatë një tranzicioni të tërë me Partinë Demokratike. Berisha ka humbur disa beteja elektorale, ka humbur edhe pushtet, por nuk është larguar kurrë nga drejtimi i PD-së, duke treguar se ai e zotëron atë parti, ashtu si kryetari tribunë e vet. Megjithatë, tribalizmi në kampin blu është zhvilluar pa zhurmë. Zakonisht, aty nuk pipëtin as miza kundër liderit. Por edhe kur është ngritur ndonjë kritikë, ajo e ka bezdisur Berishën jo më shumë sesa një mizë.
Ndryshe duken gjërat në kampin rozë. Atje autokratizmi ramist dhe tribalizmi në mbështetje të tij, duhet të konfirmohen në përplasje dhe debat të zhurmshëm me segmente të shquara të lidershipit të PS-së. Është një përplasje që do të përcaktojë se ç‘drejtim do të marrë PS, atë të një partie që bën liderin apo atë të një lideri që bën partinë.
***
Përgjithësisht, mendohej se kultet politike të Sali Berishës apo të Fatos Nanos ishin produkte fatale të një momenti historik dhe pra do të ishin të papërsëritshme si vetë ai moment historik. Në këtë kuptim, edhe largimi nga drejtimi i partisë së një lideri si Edi Rama, në rast humbjeje është përfolur, të paktën deri në datën e zgjedhjeve, si një rrjedhojë e vetvetishme që nuk ia vlen të diskutohet. Edhe Edi Rama vetë ka deklaruar se nuk është nga ata liderë që nuk largohen në rast disfate. Por dorëheqja qenka një lloj heroizmi. Ajo qenka e lidhur edhe me një lloj idealizmi, që na pëlqen ta shpallim si virtyt tonin në kohë shprese për fitore, por që i largohemi si djalli nga temjani kur pësojmë disfatë. Prandaj, dhe sjellja politike e Edi Ramës na kujton sot vargjet e Fan Nolit:
S‘ka, s‘ka si heroizma,
edhe si idealizma,
por kur në dimër del behari,
s‘ka si zjarri...
Rama është një nga ata liderë që është përbetuar për demokracinë brenda Partisë Socialiste, është ai që zuri gjithë qejf vendin e të dorëhequrit Fatos Nano, pas disfatës së korrikut 2005. Por duket i ka bërë të gjitha këto me mendjen e fjetur se nuk do të vinte një ditë që ai vetë, lideri i politikës së "re", Edi Rama, do të ishte në të njëjtën pozitë të liderit të politikës së "vjetër", Fatos Nano pra, i detyruar nga statuti i partisë të japë dorëheqjen, duke u larguar nga udhëheqja e partisë. Dikush mund të thotë se Rama është një lider shumë më i mirë se Nano dhe prandaj ai i duhet akoma Partisë Socialiste. Madje, ka që thonë se pa Ramën, PS do të marrë fund, se Rama është i pazëvendësueshëm.
Po a nuk thonë kështu edhe berishistët për PD-në? A nuk thonë edhe sot e kësaj dite shumë nanoistë se Nano i duhet përsëri PS-së? Të gjithë këta "harrojnë" se, po të mos ishte dorëhequr Nano, as Rama nuk do të kish pasur mundësi ta zhvillonte talentin e tij politik (që mjerisht e çoi PS-në në disfatë) dhe as ata që ngrihen sot në mbrojtje të kultit prej lideri të Ramës nuk do të kishin mundur të zhvillonin dot idhujtarinë e tyre të radhës. Pra, Ramës ia dha shansin për t‘u bërë lider demokracia në PS, një rrotacion lidershipi që nuk ishte parë në asnjë prej dy partive të mëdha. Hiqni liderin të gjeni liderin! Kështu funksionon demokracia. Ndaj askujt nuk i lejohet që sot ta shkatërrojë këtë mekanizëm që, ashtu sikurse "polli" liderin Rama, do të jetë në gjendje të promovojë liderë të tjerë, të cilët mund të tregohen më të aftë se Rama për të ndjekur më me zgjuarsi fillin e fitores në labirintin e ndërlikuar të politikës shqiptare, ku parimësia gërshetohet me kompromisin dhe intrigën.
Mbajtja me demagogji, kult dhe mashtrim në krye të PS-së e Edi Ramës, do të ishte një kthim prapa i vetë PS-së para vitit 2005. Ajo do të humbte kështu të vetmin avantazh që ka nga PD-ja e Sali Berishës, faktin që është një organizëm më i hapur, forca e të cilit bazohet më shumë te ndryshimi, kritika dhe qarkullimi, e jo te përjetësimi, kultet dhe fanatizmi. Në këto momente, në qëndrimin ndaj çështjes së Edi Ramës do të provohet nëse PS do të rikonfirmohet si një parti që nuk ka të ngopur, duke testuar të renë, apo do të llucoset në kënetat e ndenjura të lidershipëve, nëse do të jetë një parti që kërkon strehë e shpëtim te lidershipi i vjetër, apo që rigjen shpresë për fitore te lidershipi i ri. Kulti absurd dhe i paargumentuar i Edi Ramës (i krijuar me ngut në më pak se 4 vjet) dhe mbështetësit e këtij kulti, gjithë klani i politikës "së re", nuk duhen lejuar t‘u heqin PS-së dhe socialistëve shansin për të promovuar dhe provuar liderë dhe lidershipë të rinj, potenciale të reja, shanse të reja.
***
Rrotacioni i liderit dhe lidershipëve nuk është një garniturë, por një mekanizëm i fuqishëm suksesi. Asnjë lider, asnjë gjeni i politikës nuk mund të ketë të krahasuar me forcat, energjitë dhe kapacitetet që mobilizon parimi i rrotacionit. Në fakt, nëpërmjet tij demokracia shfaq dhe materializon avantazhin e vet ndaj tribalizmit e autokratizmit. Nëpërmjet tij partia nuk mbetet asnjëherë skllave e një "koke" apo truri, por pasuron pafundësisht lidershipin me liderë, vizione dhe energji nga radhët e mbështetësve. Në një parti moderne liberale, lideri nuk është partia sikundër është "Lenini" në partitë e tipit bolshevik, lideri nuk është makina, por vetëm një pjesë këmbimi. Vërtet një pjesë këmbimi shumë e rëndësishme, por një pjesë këmbimi ama.
Në këtë kuptim, janë antidemokratike goditjet që po u bëhen sot kritikëve të Ramës në PS nga delfinët e rinj apo të vjetër të "politikës së re". Janë gjithashtu vulgare pretendimet se, pavarësisht disfatës, Edi Rama duhet të çojë deri në fund "misionin" e tij. Përse po flasin? Ǒështë ky term mistik që përafron politikën me religjionin? Flasin për "Mesian" apo për liderin e radhës? Rrotacioni i liderit nuk është mosmirënjohje e partisë, as cinizëm, por përgjegjësi. Një parti që nuk ndërron liderin pas një disfate të papërligjur, tregohet e papërgjegjshme me fatet e veta edhe në rastin e PS-së, edhe të Shqipërisë. Në një parti pa demokraci dhe tribale (si për shembull PD) flitet për themeluesin ose për atë që e ribën partinë nga e para, flitet për shpëtimtarin e partisë dhe të popullit. Në një parti me demokraci flasim për liderin e radhës, që partia jo vetëm nuk ngurron, por nxiton ta zëvendësojë me një tjetër, aq më tepër pas një disfate.
Parimi i rrotacionit është edhe një test lirie brenda partisë. Kur ai realizohet, do të thotë se brenda partisë ka liri, ka konkurrencë, dhe ambiciet synojnë të realizohen jo duke iu nënshtruar apo servilosur liderit, jo duke i thurur ditirambe atij si shpëtimtar i pazëvendësueshëm, por duke e konkurruar denjësisht atë. Kur lidershipi nuk ndërrohet me pretekste "historike" nga më të çuditshmet, do të thotë se konkurrenca dhe liria në parti kanë vdekur e se partia është shndërruar tashmë në një tribu të lidhur me liderin deri në vdekje.
Koha do të provojë se në ç‘kategori do të bëjë pjesë Partia Socialiste këtej e tutje. Por nëse kulti i ri i Ramës do të dalë më i fortë se parimi i rrotacionit, humbja do të jetë e madhe. Dhe jo vetëm për Partinë Socialiste. Qëndrimi i Ramës në krye të PS-së jo vetëm nuk do ta dobësonte, por do ta forconte Berishën. Sepse ai nuk do të kish më përballë një parti rivale të ndryshme nga partia e tij, një parti me lidership të ri, një parti vërtet demokratike që do të bënte edhe më kontrast me modelin tribal të partisë së krijuar nga Berisha. Prandaj, ndryshe nga ç‘deklaron, Berisha nuk e do largimin e Ramës nga kreu i PS-së. Ai do të dëshironte një largim të Ramës, vetëm nëse kjo do të pasohej me rikthimin e Nanos në krye të socialistëve, pra, në kushtet kur PS do të përdhoste parimin e rrotacionit të liderit që nuk është zbatuar kurrë në PD.
Një lidership i ri i kundërshtarit e tmerron Berishën, sepse ia nxjerr më në pah vjetërsinë. Por jo vetëm për këtë. Një lidership i ri do të ishte më i vështirë për t‘u përballuar nga një Berishë gjithnjë e më i vjetër. Vetëm një lidership i ri do t‘i krijonte PS-së një shans të ri. Disfata e 28 qershorit është qartazi frut i hidhur i një mendësie autokratike që, ndërsa shprehej për bashkim populist të shqiptarëve rreth Ramës, thellonte çarjen absurde në gjirin e së majtës. Ajo është qartazi disfatë e liderit që e personalizoi fushatën, jo vetëm të PS-së, por edhe të së majtës, më shumë se kurrë më parë. Edi Rama e keqpërdori shansin e vet si lider në liri të plotë. Prandaj, vetëm një parti pa demokraci do t‘i ofronte atij, me servilizëm, një tjetër shans. Duke vepruar kështu, do t‘i jepte mundësi që (siç shprehej dikur Zogaj për Berishën) t‘i avitej fitores "disfatë pas disfate". Por ky është vetëm një privilegj i autokratëve. Një privilegj që, siç shihet pas rreth 20 vjet tranzicion, e ka dëmtuar rëndë Shqipërinë dhe demokracinë e saj.