Jenni, gruaja që sfi don Mugaben
Gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit, Jenni Williams-it i kanë ndodhur shumë ngjarje "të shëmtuara". Më e keqja i ndodhi në tetor të vitit 2008, kur u arrestua nga policia, sepse protestonte paqësisht para godinës së qeverisë, së bashku me një grup njerëzish. Manifestuesit kërkonin ndihma ushqimore: në Zimbabve, tre e katërta e popullsisë vuan prej urisë. Policia arrestoi atë dhe një kolegen e saj, e më pas i çoi në burg. Ndenjën të burgosura për gati tri javë. "Dita më e keqe e jetës sime, thotë ajo, ishte kur më detyruan të qëndroja në diell për orë e orë të tëra. Jam e bardhë dhe e dinin se do të digjesha, por donin të më ndëshkonin. U përpoqëm të protestonim, por policët filluan të na bërtisnin, duke na akuzuar se ishim lezbike. Madje, kolegen time e rrahën aq shumë, saqë nuk kishte më fuqi të rrinte më këmbë. Ishte një ditë e tmerrshme. Avokati ynë nuk mundi të vinte që ta na fiksonte datën e gjyqit. Nuk arrija ta imagjinoja se si do të dilnim nga burgu".
Edhe pse është vetëm 47 vjeçe, Jenni ka kaluar më shumë ngjarje të hidhura, sesa të lumtura në jetë. Por, që prej vitit 2003, kur themeloi lëvizjen e fshehtë "Women of Zimbabve arise" (Woza), përpiqet të mobilizojë femrat për të mbrojtur të drejtat e tyre sociale, ekonomike, dhe politike. Në shoqërinë patriarkale të Zimbabvesë, shpesh femrat harrohen, shtypen nga vështirësitë ekonomike dhe mungesa e përhershme e ushqimit për veten dhe fëmijët. Dhuna është kërcënimi i vazhdueshëm në regjimin e diktatorit Robert Mugabe. "Woza" është një lëvizje paqësore, por mbi 70 mijë anëtarët e saj ushtrohet vazhdimisht dhunë fizike dhe verbale. Williams, armikja e Mugabe-së, bën një jetë tepër të rrezikshme, sepse në Zimbabve "jabanxhinjtë" shpesh zhduken ose vdesin. Zyrtarisht jeton në Bulawayo, në pjesën jugperëndimore të qytetit, por duke qenë se është në lëvizje të vazhdueshme, nuk qëndron kurrë më shumë se gjashtë muaj në një vend. Deri tani është arrestuar 33 herë. Një herë policia e arrestoi për një ditë dhe e çoi në një vend të panjohur. "Thoshin se do të më vrisnin dhe më pas do të më varrosnin. Kështu, askush nuk do të fliste më për mua, thotë Williams. Pastaj, për fat të mirë, u takova me disa policë zotërinj. Nuk kishin për të ngrënë, por njëri prej tyre, duke e ditur që unë isha e uritur, shkoi të merrte diçka. Ndonjëherë, kur je gati duke rënë në humnerë, Zoti të dërgon një engjëll që të të shpëtojë". Edhe kur ndenji gjithë ato orë në diell, dhe me moralin përtokë, gjeti një motiv që të gëzohej: "Mora vesh që Barack Obama kishte fituar zgjedhjet dhe do të bëhej President i Shteteve të Bashkuara, tregon ajo. Ishte një lajm i mrekullueshëm, që ma bënte dhimbjen disi më të lehtë".
Jenni Williams është një grua e fortë. Ka fytyrë të rrumbullakët, shpatulla të gjera, krahë gjithë muskuj, flokët i mban të lidhura me një shami, e cila i mbulon kokën dhe ka gjak të përzier. Babai, një meksikan që nuk ndodhej kurrë në shtëpi kur ajo ishte e vogël, ishte zezak; ndërsa e ëma, Margaret (nga fisi metabele), është bija e një militanti të "Ira"-s, i emigruar në Rodesia nga Irlanda e Veriut. Në venat e Jenni-t rrjedh gjak rebel. "Është një përzierje e çuditshme e gjakut irlandez me atë meksikan", thotë Williams. "Gjatë viteve ‘80 gjyshja ime u arrestua nga njerëzit e Mugabe-së, sepse dyshonin që ajo fshihte armë. Kjo është origjina ime".
Gjithmonë në lëvizje
Pamja dhe historia e saj personale mund ta bëjnë të duket një person i egër, por në të vërtetë Williams është shumë e dashur dhe i bën me shumë kujdes gjërat. Nuk i pëlqen të flasë për vendndodhjen e saj, sepse nuk dëshiron që autoritet e Harares ta ndalojnë. Por këtë herë, falë mbështetjes së Amnistisë Ndërkombëtare, mund të lëvizë lehtësisht. "Të gjithë pjesëtarët e ‘Woza‘-s janë të terrorizuar, por përpiqemi t‘i çojmë deri në fund betejat tona, sepse jemi të bindur që kemi të drejtë njëqind për qind. Jemi ‘nënat e kombit‘ dhe prej këtij slogani varet edhe autoriteti ynë moral. Nëse nuk flet një nënë, atëherë kush mund ta bëjë? Duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë". Të jetë nëna e një kombi të shqetësuar, e ndalon të jetë një nënë për familjen e saj. Bashkëshorti, Michael, që është elektricist dhe tre fëmijët (Natalie 28 vjeçe, e lindur nga martesa e parë, Christopher 24 vjeç dhe Richard 22 vjeç) jetojnë në Britaninë e Madhe. Jetesa në Zimbabve do të ishte shumë e rrezikshme për ta. Më 14 shkurt të vitit 2003, gjatë një marshimi të organizuar nga "Woza", Christopher u arrestua se po shpërndante lule. "Ndihesha e pafuqishme", tregon Williams. "Ishte e dhimbshme të shihja tim bir të arrestuar për fajin tim. Pas lirimit të tij, vjehrra ime më tha që t‘i mbante fëmijët në Britaninë e Madhe. Pranova, sepse mund t‘i detyronin me forcë të bëheshin pjesë e milicisë për të rinj, ku do t‘i mësonin të silleshin si njerëz të dhunshëm. Pranova, sepse nuk kisha zgjidhje tjetër. Nuk e kam të lehtë të jetoj larg, por duke qenë se merrem gjithë ditën me organizatën, nuk e ndiej shumë. Nuk mund të jem një kryefamiljare, sepse jam shumë e angazhuar me detyrën e "nënës së kombit". Familja më mungon shumë, por gjithçka që po bëj është edhe për ata. Më vjen mirë që e dinë këtë".
Një jetë për të tjerët
Jenni Williams e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u kujdesur për të tjerët. Në moshën 16-vjeçare braktisi shkollën për të ndihmuar të ëmën dhe për t‘u kujdesur për gjashtë vëllezërit. Ashtu si shumë pjesëtarë të "Woza"-s, Jenni-t i është dashur të përballet me problemet e zakonshme të personave që jetojnë në Zimbabve: vëllai i madh i vdiq nga SIDA, dhe për shkak të origjinës është përballur me racizmin e zezakëve dhe njerëzve të bardhë. "Në një farë mënyre, gjaku im ishte shumë i zi dhe lëkura shumë e bardhë", thotë me një ton të trishtuar. "Martesa ime e parë dështoi pikërisht për këtë arsye. Kur prindërit e ish-burrit tim të parë panë nënën dhe vëllezërit që janë më të zinj se unë, u larguan nga ceremonia. "E helmuan" bashkëshortin tim me fiksimet e tyre raciste. ‘Do të lindni fëmijë zezakë‘, i thoshin. Tani që ka ardhur Mugabe në pushtet, policët bëjnë komente raciste për njerëzit e bardhë. Duhet të duroj edhe këto, por nuk është e thjeshtë. Kam parë se me sa sakrificë i ka rritur nëna ime shtatë fëmijë. Shembulli i saj dhe çdo përçmim i marrë nga të tjerët, më kanë shtyrë të bëhem një aktiviste për të drejtat e njeriut".