Në pritje të vendimit të Hagës
Më 1 dhjetor fillon seanca dëgjimore e shqyrtimit të Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Fillimi i këtij procesi, në plotësim të kërkesës së parashtruar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së prej Serbisë dhe që u miratua nga asambleja, pritet me interes nga bashkësia shtetërore ndërkombëtare. Si tregues domethënës të këtij interesimi mund të përmendim mbështetësit më të fundit, që shtohen në listat e Serbisë dhe të Kosovës, tej mbështetësve tradicionalë të tyre, që janë ofruar të dëshmojnë në GJND në Hagë, pro apo kundër pavarësisë sonë, tashmë gati dyvjeçare e të njohur nga mbi 60 vende. Deri në fund të dhjetëditëshit të parë të tetorit, dëshmitarëve në favor të Serbisë, që pas lobimit të Vuk Jeremiçit në Sesionin e tashëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së iu shtuan edhe shtete si Laosi e Burundi, duke arritur në 15. Në përballje me ta, pala e akuzuar prej tyre në GJND, Republika e Kosovës, në mbështetje e konfirmim ligjor e ndërkombëtar të pavarësisë, tashmë të njohur nga mbi një e treta e anëtarëve të OKB-së, shton në listën e mbështetësve të vet, në favor të legjitimitetit të pavarësisë nga GJND-ja në Hagë, ndër të tjerë Jordaninë, Arabinë Saudite, Kroacinë dhe Bullgarinë.
Prej shekujsh metoda krahasuese ka qenë jo vetëm sunduese, por edhe efektive në disa fusha të shkencës, sidomos në shkencat gjuhësore, historike, sociale, në drejtësi etj. Megjithëse mund të konsiderohet një metodë e tejkaluar në konkurrim me metoda më produktive, metoda krahasuese që vazhdon të përdoret jo vetëm për të vlerësuar raporte të çfarëdollojta sasiore, por edhe cilësore. Mbështetur mbi këtë metodë, çdo lexues i këtij shkrimi mund të gjykojë e të vlerësojë 15 mbështetësit e kërkesës serbe, përkundër 16-ve të Kosovës shtet. Siç mund të gjykojnë e të vlerësojnë edhe për pjesëmarrjen në procesin e GJND-së së Hagës të të gjithë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë kohë që e kanë njohur zyrtarisht e botërisht shtetin e pavarur të Kosovës; mbeten Rusia dhe Kina, që jo aq për respektim e zbatim të të Drejtës Ndërkombëtare, por për ruajtje të "status-quo"-së në shtetet e tyre gjigante e shumëkombëshe, i kundërvihen për arsye historike, etniko-tradicionale (Rusia), apo ndjesi të karakterit ideologjik i kundërvihen njohjes së shtetit tonë.
Bota, dhe kur shfaqet e unifikuar në institucionin e gjithë pranuar, OKB-në, ka qenë, është dhe do të vazhdojë të ketë diferenca. Arsyet për këtë janë të shumta. Ato mund të fillojnë nga raca, etnia, besimi fetar, pozicioni gjeografik, lidhjet historike tradicionale miqësore apo armiqësore etj. Këto arsye shfaqen dhe do të shfaqen edhe në mbështetësit përkatës të Serbisë dhe të Kosovës gjatë përballjes në Hagë. Gjykata do të dëgjojë së pari Serbinë, e cila ka bërë kërkesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për shqyrtimin nga gjykata të legjitimitetit të pavarësisë sonë dhe do të dëgjojë edhe delegacionin e shtetit të Kosovës. Sa më sipër i takojnë veprimtarisë së gjykatës më 1 dhjetor. Se ç‘do të bëjë më pas kjo gjykatë, po atë ditë apo dhe në seancat që mund ta pasojnë atë javë ndoshta edhe muaj më pas, nuk e dimë, por një gjë e dimë dhe kjo tashmë dihet botërisht se, sidoqoftë e çfarëdo qoftë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, nuk ka asnjë fuqi imponuese për pavarësinë tashmë të konfirmuar të Kosovës.
Në pritje të këtij përfundimi të pafavorshëm për Serbinë, krerët më të lartë politikë të këtij shteti përpiqen të shfrytëzojnë periudhën deri në marrjen e vendimit nga GJND-ja për të frenuar apo minimizuar njohjet zyrtare ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Nuk mund të thuhet që diplomacia serbe nuk ka arritje në realizim të këtij objektivi; njohjet ndërkombëtare të Kosovës disi janë stepur, por kurrsesi nuk janë ndalur. Kjo i bën nervozë shtetarët e lartë serbë; ky motiv e shtyu Beogradin zyrtar t‘i drejtohej Sekretariatit të OKB-së me një notë proteste, ku kërkoi hetim urgjent për praninë e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Dhe dihet: nervozizmi, sidomos në politikë, shfaqet në mungesë të argumentit logjik dhe të mbështetjes ligjore. Serbët, aktualisht, ndihen të pambështetur nga të dyja këto.