Ne 10 dite, Berisha kalon numrin e fansave qe Rama mblodhi per 1200 dite
Dueli i heshtur Rama-Berisha ne rrjetin social "Facebook", duket se eshte fituar prej kryeministrit shqiptar. E, ne fakt, ketij te fundit nuk i eshte dashur aspak "lufte", strategji, apo sforcim per t'ia kaluar Edi Rames sa i perket numrit te ndjekesve te tij ne Facebook. Sepse qe ne momentin kur ai publikoi se ka vendosur te hape nje faqe zyrtare, simpatizantet e ideve te tij vershuan per te "pelqyer" faqen, duke u bere me disa mijera, brenda vetem pak oresh.
Faqja "Sali Berisha - Faqja zyrtare" eshte hapur me 5 dhjetor te ketij viti, pra para vetem 11 ditesh, dhe shifra e personave te cilet kane klikuar opsionin "Like", pra "pelqej" e ka lene pas shifren 170 mije persona. Dje ne mbremje, Berisha kishte me shume se 185 mije fansa ne faqen e tij.
Nderkohe qe kreu i opozites, Edi Rama, i cili e ka hapur faqen e tij zyrtare me 22 shtator 2009, pra me shume se tre vjet me pare, ka rreth 171 mije fansa ne Facebook. Ne kete menyre, aq sa ndjekes ka arritur te mbledhe Rama ne me shume se 3 vjet (afro 1200 dite), kryeministri i vendit Sali Berisha i mblodhi ne vetem 10 dite. Dhe duket paksa paradoksale kjo shifer e Rames (ndonese behet fjale per nje kohe te gjate ne te cilet njerezit kane vendosur te shtypin opsionin "like"), duke qene se nga rreth 170 mije ndjekes, vetem 14 467 prej tyre kane reaguar me komente. Krejt e kundert paraqitet situata ne faqen e kryeministrit, ku nga mbi 185 mije ndjekes, plot 140 mije prej tyre qendrojne aktive ne faqen e tij, duke lene sistematikisht komente te ndryshme dhe klikuar ne opsionin "Pelqej" te kesaj faqeje.
Bleranda, mesazh Berishes: Pershkojme oqeane per te festuar per Shqiperine
Axhenda e ngjeshur, nuk e ka penguar aspak kryeministrin Berisha, qe te jete aktiv ne rrjetin social "Facebook". Pas shetitjes qe kishte bere per dy ore ne debore dhe ndjenjen e perjetuar gjate kesaj ecjeje, dje kryeministri ka postuar ne faqen e tij nje tjeter mesazh, por kete here nga ata mesazhe, qe atij i kane mberritur ne posten e tij, ne "EhatsApp", nga nje studente ne Texas te SHBA. Nepermjet ketij mesazhi, kryeministri merr vleresimet dhe pershendetjet nga kjo studente, per festen e 100 vjetorit te Shqiperise dhe per idene e hedhur prej tij, per marrjen e pasaportes shqiptare nga te gjithe shqiptaret kudo qe jane.
Ne mesazhin e publikuar ne "Facebook", kryeministri shkruan, "Te dashur miq. Dje ne "WhatsApp", me erdhi ky mesazh nga Bleranda, studente ne Universitetin e Houstonit. Une e lexova disa here si nje himn rinor i dashurise per Shqiperine, ndaj dhe me kenaqesi po e ndaj sot me ju ne "Facebook", shkruan kryeministri. Mesazhi i drejtuar atij, thote: "I nderuari z. Sali Berisha. Une quhem Bleranda Neziri dhe po te lajmerohem nga Amerika e larget -Houston, me sakte ne Texas. Jam studente e vitit te dyte ne Universitetin e Houstonit. Tre jave me pare, lashe te gjitha leksionet per nje jave, vetem qe te perjetoja 100 vjetorin e pavaresise te shtetit dhe kombit tone te lashte ne Vlore. Ishte nje enderr e shume viteve, qe u realizua me ne fund, fale prinderve te mi. Ajo dite ishte dhe ka per te mbetur nje nder ditet me te bukura te jetes sime. Lum ai, qe kishte fatin te perjetonte ate dite ne atdheun tone te mrekullueshem. Kisha fatin te te shihja edhe ty per disa sekonda ne makinen tende ne rruget e Vlores. Une isha ne makine tjeter, ne anen e majte, shume e emocionuar, pasi pershendesje qytetaret me dore. Doja edhe te te takoja personalisht dhe te te tregoja, qe ka ende te rinj nga brezi im, qe i kalojne me mijera kilometra dhe oqeane te medha, vetem per te festuar diten madheshtore ne vendin ku u shpalle 100 vite me pare, pavaresia. Fatkeqesisht, nuk kisha lidhjet apo mundesite per te te takuar". Ne mesazh ajo tregon se vjen nga Kosova, por lidhjet e saj me kete vend, nuk jane nderprere kurre. "Ikja nga Kosova, qe nga mosha 7 vjec, largimi nga vendi im, poshterimet nga armiqte tane ndaj popullit tone te pafajshem, me kane bere, qe te krenohem me kombin tim gjithnje e me shume. Kemi kaluar aq shume gjera te renda dhe perseri jemi te fuqishem, patriote qe qendrojme prane njeri - tjetrit, me dashuri te pafundme per kombin tone. Jemi populli me i lashte dhe i cmuar ne kete bote!
Gjithashtu, ajo ka vleresuar dhe idene e marrjes se pasaportes shqiptare, duke theksuar ne mesazhin e saj se, "kam pasur edhe nje enderr tjeter prej shume vitesh, qe dhe une si nje shqiptare qe jam ne zemer, ne gjak, te kem ne dore pasaporten personale te Shqiperise sime. Por, sic duket, sipas teje, edhe kjo enderr e imja ka per t'u bere realitet se shpejti! Faleminderit per kete gezim kaq te madh. Me ne fund populli yne po bashkohet perseri ne menyra te ndryshme. Ne zemer! Kjo me jep shprese, shprese per endrren time me te madhe: Bashkimi Kombetar! E di, kam shume endrra, por te gjitha jane per vendin, historine, popullin dhe ardhmerine tone. Mezi pres dhe po i numeroj ditet e ardhjes se muajit Qershor. Mezi pres, qe te kem shqiponjen e bukur ne pasaporten time". Mesazhin, studentja nga Texasi e mbyll duke falenderuar shume kryeministrin per shprese, frymezimin dhe gezimin e madh, qe ai i jep. Gjithashtu ajo e uron kryeministrin edhe per hapjen e faqes ne "Facebook" dhe shpreh deshiren e saj, qe te komunikoje me te.
185 mije miq ne Facebook, Berisha shpreh mirenjohje
Te dashur miq, sonte ne Facebook jemi bere 185 mije. Une ndjehem shume i nderuar per vemendjen dhe mbeshtetjen tuaj, por njeheresh edhe krenar qe jam njeri prej te 185 mijeve te rrjetit tone qe rritet dhe zgjerohet me miq te rinj cdo ore. Gjithashtu, ndjehem thellesisht mirenjohes ndaj secilit prej jush per vendimin tuaj fisnik per te qene miq ne rrjetin e Facebook qe hapem me dt 8 dhjetor, Diten e Rinise. Une me kete rast ju falenderoj perzemersisht per mesazhet, mendimet, opinionet, shqetesimet qe keni shprehur dhe kemi ndare sebashku keto dite ne rrjetin tone social. Miqesisht, Sali Berisha