Ne 10 qershor ndahen cmimet Kult
Data 10 qershor do te sjelle ne Tirane 10 cmimet Kult per vitin 2009. Letersa, baleti, muzika, teatri, apo piktura, jane disa nga ngjarjet kryesore te vitit 2008, ku do te kurorezohen emrat me te mire dhe protagonistet me te spikatur.
Edicioni i peste i çmimeve “Kult”, vjen kete vit me tre risi. Pas kater vitesh nderprerje, kthehet ne nominim kinematografia. Organizatoret kane vendosur te marrin parasysh ato pak filma qe jane prodhuar gjate kater viteve dhe te shpallin filmin me te mire shqiptar. Nderkohe, krahas cmimeve te pervitshme, me date 10 qershor do te shpallen edhe cmimi i perkthimit me te mire dhe ai i aktivitetit me te mire kulturor.