E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne 12 vjet ne Tirane nuk ndertoi asnje parking per te lehtesuar trafikun

14-10-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha akuzon kryetarin e bashkise Edi Rama per trafikun ne kryeqytet

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje ne mbledhjen e Qeverise kreun e bashkise se Tiranes Edi Rama se nuk ka bere asgje ne lidhje me trafikun ne kryeqytet ne nje kohe kur Tirana eshte thuajse e paralizuar ne cdo segment rrugor. Sipas kryeministrit trafiku mbetet nje problem mjaft shqetesues duke theksuar se Tirana eshte kryeqyteti i vetem ne Europe qe nuk ka parking.
Sipas Berishes Rama u perpoq tia hedhe fajin qytetareve por ne fakt eshte ai fajtori i vertete pasi nuk ka ngritur asnje parking. Kryeministri premtoi se qeveria do te kontribuoje per ngritjen e vend qendrimeve te makinave jo vetem ne kryeqytet.
Gjeja me e paimagjinueshme eshte qe nje kryeqytet me 800 mije banore te mos kete qofte dhe nje parking te vetem. Zoteria e tij ka 12 vjet ne Tirane dhe ska ndertuar nje parking nga fondet me partneritet apo si te doje por dhe toke publike mund te gjejme dhe ne parkingje do te ndertojme. Do te ndihmohet per te ndertuar me urgjence nje parking. Do te merremi ne menyre te posacme me ceshtjen e parkimit. Atyre u ka ngelur ora i trajtojne qytetet njelloj si para veturave. Kudo nuk mund ta leme ne ne dore te pergjegjshmerise apo papergjegjshmerise tani doli. I tha qytetareve e keni ju fajin se nuk ka rruge deklaroi Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›