E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e sinjalistikes dhe parkingjeve ka paralizuar qarkullimin e automjeteve

14-10-2010 / Gazeta 55

Sistemi rrugor ne Tirane edhe ekspertet kunder Rames

Teksa fajesoi qytetaret per kaosin e krijuar ne trafikun e Tiranes kryetari i bashkise Edi Rama tha se kryeqyteti ka nje rrjet rrugor teresisht funksional. Por cili eshte realiteti ne Tirane Ekspertet thone se sistemi rrugor eshte i pastudiuar. Ka qene vete eksperti Artur Sulce i cili thote se ne cdo cep te kryeqytetit ka mungesa te theksuara te alternativave per te menaxhuar sistemin rrugor teksa ngercet ne qarkullimin e mjeteve jane thuajse te pashmangshme.
Enti pronar eshte i detyruar te manaxhoje rruget. Ne shumicen e akseve kerkohet te gjendet nje zgjidhje. Nese flasim me thjesht edhe per qytetaret dhe me shembuj kemi rrugen tek berryli. Aty kemi perplasje te levizjes ne rreth 4 drejtime ndersa nje trekendesh do te mund ta shmangte kete kaos. Kemi rrugen tek kinostudio. Nje segment mjaft i rrezikshem ku levizja e automjeteve perplaset. Ketu nje rrethrrotullim i vogel mund ta shmangte kete. Nje tjeter problem eshte dhe studimi qe ka per detyre te kryeje bashkia u shpreh Sulce.
Studimet sipas eksperteve duhet te kryhen edhe per sinjalistiken. Mungesa e saj eshte nje tjeter shkak per qarkullimin kaotik. Mungesa e parkingjeve gjithashtu.
Ajo duhet te studioje prurjet e automjeteve oraret e pikut dhe me pas te nderhyje ne segmente te caktuara ndersa ketu ku jemi konkretisht per shkak te nderhyrjes ne infrastrukture ne pallatin me shigjeta kemi bllokuar nje aks tjeter i cili vjen pak me poshte. Ndersa ka te tjera problem qe mund te zgjidhen mjaft mire dhe me ane te parkingjeve nentokesore ose atyre te larta ne forme pallatesh- thote ai.
Situata neper rruget e Tiranes ka qene e tille. Ngerce ne cdo arterie e kryqezim kryesor sic vazhdon prej muajsh. Mungesa e mjaft rrugeve te reja dhe e sinjalistikes rrugore prej kohesh e mbajne ne ngerc qarkullimin e automjeteve ne Tirane. Eksperimentet e Bashkise per ndryshimin e drejtimit te disa rrugeve prej kohesh kane rezultuar te deshtuara dhe vetem e kane renduar trafikun.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›