Në “Shkupi 2014” vendosën luanët, rriten ndasitë etnike

Shkup, 29 gusht - Gjatë mëngjesit të sotëm u vendosën edhe dy statujat e luanëve në pjesën veriore të urës Goce Dellçev, në afërsi të Qeverisë. Kostoja e katër luanëve është 1 milion e 150 mijë euro, ata peshojnë nga 5 tonë dhe janë 5 metër të gjatë, raporton Alsat-m.
Qytetarët të cilët kalonin përreth statujave, jepnin mendime të ndryshme.
“Po na frikojnë, nuk na pëlqejnë hiç, por pa e pyet popullin i kanë vëndosur dhe nuk kemi çka bëjmë. Kishte mund shumë mu bë, jo pak, kishin mundur me ndërtua ndonjë fabrikë e me punësuar njerëz, papunësi e madhe”, thotë një qytetar.
“Shumë bukur, punë e mirë, Shkupi vërtet do të ketë përmendore të shkëlqyera”, thotë tjetri.
“Po duket sikur në Sofje, Bullgari. Sofja mendon si t’i heq luanët e ne mendojmë se si t’i vendosim. Mendoni se me këtë do ta ruajmë identitetin ose emrin? Duhet të koncentrohemi drejt Evropës. E hoqën flamurin, do ta ndërrojnë edhe emrin, do t’i heqin edhe këta, vendosni shqiponjën shqiptare dhe askush nuk do ta heq”, shprehet një qytetar.
“Pse jo, të gjitha shtetet që i kemi shëtitur kanë shënimet e tyre e tash luanët le ta prezantojnë vendin tonë”.
Derisa po realizohet projekti “Shkupi 2014”, partitë shqiptare e hedhin fajin tek njëra-tjetra se cila ka më tepër faje. Ndërsa, në kuadër të këtij projektit, parashihet edhe vendosja e përmendoreve të Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit.