“Gjeografia skandaloze” edhe një vit në duart e nxënësve shqiptarë

Shkup, 29 gusht - Nxënësit e vitit të dytë të shkollave të mesme në Maqedoni edhe këtë vit shkollor do të mësojnë nga libri i gjeografisë, përmbajtja e të cilit vlerësohet skandaloze dhe fyese për shqiptarët. Ministri i arsimit Nikolla Todorov gjatë takimit me gazetarë tha se viti shkollor do të startoj më 1 shtator bashkë me ato tekste shkollore të cilat janë përdorur edhe viteve të kaluara, duke përjashtuar vetëm librin “Shoqëria” për klasat e pesta, i cili për shkak të gabimeve të shumta, para disa ditëve u tërhoq nga përdorimi ndërsa ndaj tre recensentëve të tij është duke u përgatitur padia për kompensimin e dëmit të shkaktuar, raporton Alsat-m. Todorov njëkohësisht njoftoi formimin e komisioneve të cilat do të shqyrtojnë librat nga klasa e parë deri në të pestën si dhe komisione për shqyrtimin e librave për shkollat e mesme.
“Formimi i komisioneve nuk është i lidhur me vitin shkollor. Viti shkollor fillon të mërkurën më 1 shtator sikur edhe çdo vit të kaluar. Do të mësohet nga librat me të cilat është mësuar edhe viteve të kaluara, para 3 ose 5 viteve. Ndërsa ekipet formohen për të vlerësuar nëse librat të cilat kanë qenë në përdorim gjatë gjithë këtyre viteve, përmbajnë ose jo gabime në brendësinë e tyre, padrejtësi dhe gjëra të gabuara dhe në bazë të tyre të sillen vendime. Pra, me kërkesën time do të shqyrtohen edhe librat e shkollës së mesme”, deklaroi ministri i arsimit Nikolla Todorov.
Ndërkohë përmbajtja skandaloze e librit të gjeografisë ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Së fundit Shoqata e Botuesve Shqiptarë kërkoi tërheqjen dhe revidimin e të gjitha librave e posaçërisht librin e gjeografisë edhe atë nga një komision i veçantë ku do të përfshihen njerëz kompetente nga institucionet kulturore,edukative e arsimore shqiptare. Shoqata e Botuesve Shqiptar thotë se situata e krijuar është pasojë e injorimit të vazhdueshëm që i është bërë kërkesave për evitimin e gabimeve në tekstet shkollore.
“Fatkeqësisht veshët e shurdhër tek të cilët ne kemi hasur në vitin 2000 kanë mbetur të tillë akoma edhe sot. Por shpresojmë se gabimet me ofendimet e shqiptarëve në disa libra do të ndikojnë në rend të parë te politikanët shqiptar”, tha Muhamet Murtezi, kryetar i Shoqatës së botuesve shqiptarë.
Reagimet në opinion erdhën pasi Alsat-M, zbuloi se në librin e gjeografisë për vitet e dyta të shkollave të mesme, thuhet se vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe se kjo dyndje që akoma vazhdon, është e rrezikshme për Maqedoninë. Gjithashtu në këtë libër me përmbajtje skandaloze thuhet se ka fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke apo edhe rome.