Gjykatat e Maqedonisë kanë deportuar mbi tridhjetë shtetas të huaj

Shkup, 29 gusht- Janë gjithsej 32 shtetas të huaj që pasi janë gjykuar në gjykata të ndryshme në Maqedoni vjet janë deportuar për në vendet e tyre. Në dy gjykata të Shkupit janë shqiptuar dënime të tilla për 16 shtetas të huaj, në Gjevgjeli 9, në Ohër dhe Prilep nga 3 dhe në Strumicë një rast deportimi. Këto të dhëna bëhen të njohur nga ana e Entit Shtetëror për Statistikë, që i përkasin vitit të kaluar. Rritja e numrit të veprave kriminale të kryera në Maqedoni po bëhet shqetësuese. Me këtë rritje po pason dhe rritja e gjykimeve dhe dënimeve. Nga disa institucione një fenomen i tillë mund të interpretohet si forcim i shtetit ligjor, ndërsa për të tjerë është pasojë e faktorëve degradues që kanë kapluar shoqërinë në vend.
Sipas ekspertit juridik, Naser Zyberi më evidente në rastet e deportimeve është gjinia femërore që kryen aktivitete të ndaluara me ligjet e Maqedonisë, ndaj dhe merret masë për largimin e tyre nga vendi ynë.
“Një pjesë e personave që deportohen, Maqedoninë e shfrytëzojnë si vend transit për të kaluar nga Shqipëria, Greqia, Serbia për në vendet perëndimore. Ka dhe raste ku shtetas të huaj në Maqedoni kryejnë veprimtari të palejueshme. Më evidente janë rastet e shtetaseve të huaja që kryejnë aktivitete të palejueshme dhe kur ndalohen, deportohen për në shtetet e tyre”, ka thënë Zyberi.