E Diel, 1 Nëntor 2026

Në 2012-ën uji më shtrenjtë, kërkesa për rritje pranë ERU

Viti 2012 pritet që të ketë tarifa të reja për ujin e pijshëm. Sipas nënkryetarit të Entit Rregullator të Ujit Altin Uka aktualisht pranë këtij institucioni kanë dorëzuar kërkesën për rritje çmimi rreth 16 kompani ujësjellsash.

Gjithsesi sipas nënkryetarit rritja e çmimit do të realizohet në bazë të performancës së kompanive dhe nuk do të jetë e njëjta.
 

Kërkesat e shoqërive po shqyrtohen prej Entit Regullator të Ujit i cili pritet të dalë më pas me një vendim.Numri dy i këtij institucioni shprehet se në marrjen e vendimit do të ketë përparësi mbrojtja e konsumatorit.
 

Edhe pse nuk është marrë ende një vendim se sa do të jetë rritja e çmimit ajo që është e sigurtë është fakti se kompanitë që do të kenë performancë më të mirë do të favorizohen me idenë për të vazhduar më tej rritjen e standarteve të furnizimit me uj të pijshëm.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›