E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 2013, Anglishtja e detyruar në Maturën Shtetërore

Për këtë arsye, në vitin 2013, Ministria e Arsimit do ta bëjë të detyrueshëm Anglishten për Maturën Shtetërore.

Nëse në vendet e tjera ka një planifikim se kur do të kryhet reforma, duke i përgatitur nxënësit për këtë, në vendin tonë reforma të tilla eksperimentohen pa afate kohore. Ministri Myqerem Tafaj, pranon se njohuritë e anglishtes në shumë zona të vendit janë të dobëta, veçanërisht në zona rurale. Por optimizmi i tij është fakti që studentët që zgjedhin anglishten në provimet e maturës ka ardhur në rritje.

Këtë deklaratë ministri Tafaj e bëri gjatë një takimi me nxënës të shkollës së mesme artistike “Jordan Misja” në Tiranë, të cilët u certifikuan për TOEFL, projekt i mbështetur nga Ambasada amerikane.  I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili nxiti të rinjtë të rrisin përgatitjen akademike për të përballuar konkurrencën. Nga ana e tij, rektori i Universiteti të Tiranës, Dhori Kule, vlerësoi rëndësinë e gjuhës angleze dhe mundësive që u jep ajo të rinjve. /Start/

                                                                                             2011-11-14 16:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›