E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD emëron dhe transferon 16 gjyqtarë

Duke i konsideruar kryetarët e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të gjykatave të apelit, si partnerë të Këshillit dhe përcjellës të zërit të tij në gjykata, u vendos që puna e inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të fokusohet në vlerësimin me procedurë të përshpejtuar të kandidatëve për kryetarë, në vendet tashmë të shpallura vakante.

Këshilli delegoi në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Z. Alaudin Malaj, deri në përfundimin e procedurave për emërimin e kryetarit të kësaj gjykate. Njëkohësisht, në rendin e ditës ishin përfshirë plotësimet e vendeve vakante në disa gjykata të rretheve gjyqësore, ku pas procedurës së votimit, u shpallën fitues kandidatët në vijim:

1.    Artan Gjermëni, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
2.    Vesel Bako, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Mat, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin.
3.    Eneida Civici, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
4.    Vjosa Çela, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
5.    Brunilda Kadi, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
6.    Marinela Nuni, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
7.    Rilinda Selimi, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
8.    Irena Hoxha, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
9.    Julian Haxhiu, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
10.    Arben Mullaj, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
11.    Astrit Shema, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
12.    Arbana Selmanaj, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Pukë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
13.    Arqile Basho, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
14.    Anastasi Shehu, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Krujë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
15.    Ervin Trashi, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.
16.    Skënder Haluca, i propozohet Presidentit të Republikës të emërohet gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.

Në vijim, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Këshilli përcaktoi vendet vakante për kandidatët magjistratë, të cilët kanë mbaruar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës, profili gjyqtar.

Këshilli,  trajtoi jashtë rendit të ditës dhe  problemin e drejtimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur javën e kaluar, lidhur me humbjen e disa provave materiale, si dhe kalimit të afatit 3 mujor të komandimit në këtë detyrë.

Për shkak të statusit të znj. Etleva Deda, si kryetare e komanduar, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, nuk u vijua me procedim disiplinor, por me kërkesë për revokim të vendimit të mëparshëm.

Pas diskutimeve, u vendos revokimi i vendimit të mëparshëm për delegimin e gjyqtares Etleva Deda në krye të gjykatës, si dhe delegimin në atë funksion, të gjyqtarit të kësaj gjykate, Sandër Simoni.

                                                                                             2011-11-14 17:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›