Greqi, shpërthim në zyrën e zëvendës- ministres së Jashtme
ATHINE - Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmë në një apartament në katin e katërt të një pallati në rrugën Solonos në Athinë.
Shpërthimi ndodhi në orën 22:55 dhe mësohet se në këtë apartament ka zyrën politike, zëvendësministrja e Jashtme Marilisa Xenogiannakopoulou.
Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje konstatoi se shpërthimi u krye nga pajisje plasëse të improvizuara, të cilat ishin vendosur aty nga persona të panjohur.
Policia bëri të ditur se shpërthimi fatmirësisht nuk ka lënduar asnjë njeri, por ka bërë disa dëme të pronës.
Antiterrori po heton për gjetjen e autorëve.