Cana "qan" tifozët: S'do ketë shumë shqiptarë
PRILEP- Kombëtarja shqiptare është pritur ngrohtë në Prilep të Maqedonisë, raportonin ditën e djeshme mediat maqedonase. Ekipi kuqezi është akomoduar në hotel "Solida", ndërsa dje në orën 13 zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes. Në një konferencë për shtypin, kapiteni shqiptar në këtë sfidë Lorik Cana, është shprehur optimist, megjithë humbjen e rëndë të pësuar ditën e premte në "Qemal Stafa", ndaj Azerbajxhanit.
"Kemi ardhur këtu për të fituar, - deklaroi mesfushori kosovar. - Kudo që luajmë, mundohemi të arrijmë fitore dhe këtë e bëjmë për shkak të tifozëve tanë. Edhe në Maqedoni ka shumë shqiptarë, por në këtë takim nuk pres shumë shikues, sepse ndeshja luhet në një qytet që është larg mjediseve shqiptare", tha Lorik Cana.
Miqësorja e sotme luhet edhe në një orar të pazakontë, ndërsa do të gjykohet nga një treshe arbitrash sllovenë. Në krahun e Maqedonisë, trajneri Xhon Toshak do të jetë pa Goran Pandev, Goran Popov dhe Nikolçe Noveski në sfidën e sotme.
(ma.ar/A.Latifi/BalkanWeb)