E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne 6 muaj vetem 90 dite ne Shengen

14/10/2010Basha informon gjimnazistet

TIRANE- Misionin e informimit te shqiptareve rreth lehtesirave e detyrimeve pas heqjes se vizave ministri i Brendshem Lulzim Basha e vijoi dje por kesaj radhe mes gjimnazisteve. Fillimisht Basha theksoi se Nese Shqiperia nuk do te permbushte kushtet e vendosura ne udherrefyesin per heqjen e vizave levizja e lire do te ishte ende nje iluzion teksa vazhdoi me pas bashkebisedimin me nxenes te gjimnazit Petro Nini ne Tirane ku i ka informuar lidhur me te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga heqja e vizave. Duke iu pergjigjur pyetjes se a pritet nje vendim pozitiv nga te gjitha vendet e BE-se per heqjen e vizave ministri Basha e argumentoi optimizmin e tij me realizimin e kushteve nga Shqiperia dhe mbeshtetjen e madhe qe i dha Parlamenti Evropian duke votuar heqjen e vizave. Marrja e vendimit per heqjen e vizave do te thote qe Shqiperia ne keto aspekte qe nga pasaportat biometrike kartat e identitetit siguria e kufirit lufta kunder krimit sistemet me te cilat luftohet krimi auditimi i ketyre sistemeve aftesite per ta vazhduar kete lufte ne te ardhmen lufta kunder korrupsionit lufta kunder trafiqeve eshte ne perputhje te plote me standardet e Bashkimit Evropian. Mbi kete baze presim qe te mos kete asnje vend qe te shprehe rezerva ne kete drejtim. Me tej ministri Basha ka bere te ditur se nese nje qytetar kerkon te rrije me shume se 90 dite ne 6 muaj ne zonen Shengen atehere duhet patjeter te pajiset me nje vize. Rregullat Shengen percaktojne qe ju mund te udhetoni ne sado shtete qe do te deshironi te hapesires Shengen. Ne qofte se ju arrini ti beni te 28 shtetet brenda dites nuk ka asnje problem. E rendesishme eshte qe ne te gjithe hapesiren Shengen te mbledhur se bashku ju mos te kaloni me shume se 90 dite cdo 180 dite. Penalitetet variojne nga pengesa per te hyre ne zonen Shengen tek deportimi i detyruar me force ne vendin e origjines dhe deri tek perjashtimi i individit per te udhetuar ne hapesiren Shengen per nje periudhe deri pesevjecare. Nuk mund te punesoheni. Po keshtu ne qofte se ju shkoni per nje studim me shume se tre muaj per nje vit fjala bie ne nje nga gjimnazet e BE ju duhet te pajiseni me nje vize studimi. Por per nje vend ku qytetaret levizin lirshem brenda parametrave te levizjes se lire marrja e nje vize studimi eshte pakrahasueshmerisht me e lehte sesa per nje vend qytetaret e te cilit nuk mund te levizin me parametrat e levizjes se lire-tha ministri Basha teksa ka kerkuar angazhimin e te rinjve ne informimin e qytetareve ne menyre qe te mos shkelen rregullat e levizjes se lire pasi kjo do te ndikonte negativisht edhe per vendin. Pergjegjesia qe ne do te demonstrojme se si do ta perdorim kete liri do te jete percaktuese jo vetem per qytetaret por edhe per vendin ne teresi per sa i perket realizimit te synimit tone final qe eshte anetaresimi i plote ne Bashkimin Evropian-perfundoi ministri fjalen e tij.

O. Maxhiri

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›