Në 8 muaj 100 mijë abonentë Eagle Mobile
Lorenc Pepelashi, një qytetar nga Korça, nuk e dinte se po të blinte një numër mobil të kompanisë Eagle Mobile, do të bëhej i njohur nga media apo të takonte drejtorin e përgjithshëm të kësaj kompanie. Numri i blerë nga ai e bënte atë abonentin e 100-mijtë të kompanisë Eagle Mobile. Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle Mobile, festoi dje në një ceremoni me abonentin e saj të 100 000-të, z. Lorenc Pepellashi nga qyteti i Korçës. E futur në tregun e telefonisë celulare më 12 mars 2008, në një kohë rekord me gjithë vështirësitëm ka arritur të jetë përditë e më shumë operatori i përzgjedhur për komunikimin e përditshëm të qytetarëve shqiptarë. Z. Pepellashi është shënuar si abonenti i 100-mijtë i Eagle Mobile më datën 13 tetor 2008, plot 8 muaj pas hyrjes në treg dhe 5 muaj pas promovimit të tarifës “Pro ring” për bizneset, korporatat dhe institucionet dhe vetëm 1 muaj pas lançimit të tarifës rinore “Rini ring”. Në një ceremoni të zhvilluar me këtë rast në zyrat qendrore të Eagle Mobile në Tiranë, drejtori i përgjithshëm, Ali Taskin, priti abonentin e 100-mijtë dhe e falënderoi atë që ka zgjedhur Eagle Mobile. Gjatë ceremonisë, z. Taskin i ka dhuruar një telefon të teknologjisë së fundit “I Phone 3G” abonentit me fat, me të cilin mund të shijojë të gjitha shërbimet e reja dhe bashkëkohore që ofron tashmë Eagle Mobile. “Ne e prisnim suksesin, por jo një interes kaq të madh nga qytetarët shqiptarë. Gjatë kësaj kohe të shkurtër prej 8 muajsh, ne kemi bërë ata që të tjerët e kanë bërë në 2-3 vjet. Me gjithë vështirësitë e mëdha të ngritjes së një kompanie dhe hyrjes në treg, Eagle Mobile arriti të ndryshonte tregun e telefonisë celulare duke shkaktuar një revolucion”, - tha z. Taskin në fjalën e tij për mediat. Duke iu përgjigjur interesit të tyre, drejtuesi më i lartë i Eagle Mobile, shtoi se tarifa e biznesit dhe institucioneve “Pro ring” është përballur me një interes të lartë për vetë ndërthurjen e çmimeve të arsyeshme dhe paketës që u përgjigjet nevojave të çdo biznesi dhe familjeve të tyre. Po ashtu, sipas tij ka pasur një interes të madh edhe për tarifën më te re, “Rini ring”, për të rinjtë dhe ata që e ndiejnë veten të tillë, interes që shpesh ka krijuar edhe radhë të gjata në dyqanet Eagle Mobile që janë çelur tashmë në të gjithë vendin. “Ne japim fjalën se do të vazhdojmë me këto ritme për të sjellë më shumë komunikim, me shumë cilësi dhe më tepër çmime të arsyeshme për çdo individ të shoqërisë shqiptare”, - tha zoti Taskin.
Ai theksoi gjithashtu se “Eagle Mobile ka nisur tashmë të konkurrojë në cilësi dhe çmime, por kjo kompani nuk mund të konkurrojë në praktikën evropiane të “number portability”, pra mbartjes së numrit nga një kompani në një tjetër pa i ndryshuar asgjë atij”. Zoti Taskin tha se kjo është një e drejtë e konsumatorëve shqiptarë të marrin shërbim nga cilado kompani që dëshirojnë, duke mos e ndërruar numrin e tyre. Ai e cilësoi këtë një praktikë që zbatohet në të gjitha vendet evropiane dhe se duhet të hyjë tashmë edhe në Shqipëri. Në muajin shtator, tarifa “Rini ring” mundësoi ndjekjen drejtpërdrejt të koncertit të Madonës në Mal të Zi për 1000 qytetarë shqiptarë. Së fundi, “Rini ring” ka sjellë një tjetër mundësi për abonentët e kësaj tarife ku 67 persona do të përfitojnë nga 670 SMS falas secili dhe 670 abonentë të tjerë nga 6700 SMS falas secili. Ata duhet të dërgojnë vetëm një SMS që kushton një lek në 15190, duke marrë pjesë në përzgjedhjen që do të zhvillohet më datën 31 tetor. “Duke paguar vetëm 100 lekë për kartën dhe rimbushur atë me 800 lekë për anëtarësimin në “Rini ring”, çdokush mund të përfitojë nga oferta fantastike dhe çmimet e arsyeshme të kësaj tarife rinore”, - tha drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin.