E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 8 vjet janë dhënë 388 koncesione për ndërtim hidrocentralesh, por në punë janë vetëm 10

hecSali Berisha e quante një nga krenaritë e qeverisë së tij ndërtimin e një rrjeti hidrocentralesh në mbarë vendin. Pa e çarë kokën për dëmin që i bëhet natyrës, ai ka dhënë qindra koncesione në këtë drejtim.

Por siç raporton e përditshmja Dita, nëse në tetë vite janë dhënë 388 koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve, në punë janë vetëm 10 prej tyre.

Sot vendi shfrytëzon vetëm 40 për qind të burimeve hidrike të tij, për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Potenciali është kolosal. Por mundësitë që ofrohen nuk janë shfrytëzuar aspak gjatë tetë viteve të fundit. Në të kundërt, këto potenciale kanë ngelur peng zyrtarësh të korruptuar ose të paaftë. Situata është gati katastrofike. Për pjesën dërrmuese të koncesioneve nuk është realizuar investimi, ose ka pasur vonesa të mëdha. Janë identifikuar rreth 15 raste kur kompanitë kanë rezultuar fantazmë. E gjithë kjo përkthehet në para që qëndrojnë të bllokuara dhe nuk janë injektuar në ekonominë e vendit. Në këtë mënyrë pasuria kryesore e kombit është mbajtur peng./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›