E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Athinë, pakënaqësi për deklaratat e presidentit rus Putin

"Greqia është një vend i sigurt për investime", deklaroi në radion Vima FM, zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglu, i ftuar të komentojë apelin e Putin ndaj biznesit rus, që të investojë në vend dhe jo jashtë shtetit. 

"Ka interes për investime në Greqi dhe siç e dini shumë mirë, investimet nuk shkelen me këmbë”, tha Kedikoglu.

"Sigurisht që ka pakënaqësi", deklaroi një burim qeveritar, lidhur me deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili cilësoi Greqinë si “problematike” për investime. "Edhe kjo na duhej, të konsiderojmë dizavantazh se Greqia pas kaq sakrificash të popullit të vet, ka filluar të tërheqë investime të huaja", shtoi i njëjti burim.

Putin disa ditë më parë shprehu habinë që një investim serioz rus ishte kryer në Greqi, një vend që sipas tij. ka probleme serioze ekonomike dhe financiare.

(Balkanweb) Lidhje te tjera Putin, biznesmenëve: Greqia problematike, mos investoni!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›