Thaçi: Beogradi, fajtor për zvarritjen e marrëveshjes
PRISHTINE - Beogradi është duke zvarritur zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në prag të takimit të së martës në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë para kabinetit të tij qeveritar se Prishtina po i zbaton obligimet e marra me marrëveshje, por të njëjtën nuk po e bën edhe Beogradi.
Përveç çështjes së zgjedhjeve lokale për të cilat Beogradi pritet të luajë një rol aktiv në bindjen e komunitetit serb në komunat veriore që të merr pjesë, në takimin e të martës në Bruksel pritet të diskutohen edhe çështjet e mbetura në negociatat rreth çështjeve si energjia, telekomunikacioni dhe zbatimi i marrëveshjeve tashmë të arritura.
Sipas kryeministrit të Kosovës, Prishtina i ka kryer obligimet e veta, por këtë nuk e ka bërë edhe Beogradi.
“E them shumë hapur se Kosova i ka përmbyllur obligimet e veta, i ka kryer me kohë në afat rekord dhe sipas standardeve evropiane dhe marrëveshjes që kemi arritur në Bruksel. Edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian, i Baroneshës Ashton ka qenë i qartë, kjo zvarritje dhe vonesë ka ndodhur nga neglizhenca dhe hezitimi i Beogradit, besoj që të jenë tejkaluar këto problematika që ka ngritur Beogradi pas marrëveshjes së 19 prillit. Ne do të respektojmë edhe nesër si gjithmonë marrëveshjen e 19 prillit, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Një nga termat që Beogradi është i interesuar të diskutojë në takimin e radhës në Bruksel është ajo e logos së shtetit të Kosovës në materialin zgjedhor. Autoritetet serbe e kanë kundërshtuar praninë e çfarëdo simboli në zgjedhje që do të nënkuptonte shtetësinë e Kosovës.
Mirëpo, kryeministri Thaçi u është kundërpërgjigjur, duke thënë se çështja e simboleve nuk mund të jetë objekt diskutimi mes Prishtinës e Beogradit pasi që vendimin për pamjet e fletëvotimeve, sipas tij, do ta marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
”Sa i përket zhurmës që është bërë për logo, Qeveria e Kosovës dhe delegacioni i Kosovës nuk e ka ndonjë mandat sa i përket kësaj çështje. Kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës dhe është autoritet i plotë i Komisionit Qendror Zgjedhor, ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike. Kjo çështje nuk shtrohet së diskutuari në Bruksel dhe nuk është as në autoritetin e Qeverisë së Kosovës që të merr ndonjë vendim”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër Beogradi zyrtar insiston që zgjedhjet të jenë neutrale në raport me statusin e Kosovës.
(m.a/rel/BalkanWeb)