E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Athinë, rifillon “Operacioni Fshesa”

Athinë -Për të vendosur qetësinë e mëparshme, Greqia mbas 12 vjetësh i është i kthyer sërish operacionit Skupa ( fshesa), këtë radhë jo kundra emigrantëve, por kundra kriminalitetit. Pikësynimet e operacionit kanë qenë “pastrimet” në rrugët më problematike, vendet ku mblidhen përdoruesit e drogës, prostitucionit si dhe rrugët e kthyera në geto nga të huajt.

Pak orë më pare në rrugët e Athinës ka rifilluar “operacioni fshesa” ( skupa), për rikthimin e sigurisë dhe qetësisë të qytetit. Operacioni ka vazhduar jo më shumë se katër orë, ( nga ora 10 e mbrëmjes deri ne 2 te mëngjesit ). Sheshi Omonia, Vathis, Karaskakis, si dhe rrugët Solon, Menandru, Zenon, ishin epiqendra e operacionit.

Nga kontrollet e bëra në rrugët e Athinës në luftën kundër krimit doli se, nga 120 kontrolle të këmbësorëve dhe mjeteve, policia arrestoi 19 prej tyre me akuzën përdorim dhe mbajtje droge. Ndër 13 të arrestuarve ndodhen 6 të huaj, ku për këtë akoma nuk është bërë e mundur njohja e kombësive.

Shpëtim Zinxhiria, Athinë -start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›