PS:S’ka zgjedhje, pa karta
Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sot, menjëherë pas raportit të qeverisë britanike për të drejtat e njeriut. Taulant Balla, kryetari i Komisionit të Integrimit në këtë parti, duke cituar pjesë nga ky raport, theksoi se ky raport tregon qartë qartë dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballjen me korrupsionin, ndërsa ky fenomen i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare e ka shndërruar qeverinë në një instrument pasurimi për “berishët” dhe oborrtarët e tij.
“Raporti i Ministrisë së Jashtme britanike vlerëson miratimin konsensual të Kodit Elektoral, por thekson nevojën e hapave të mëtejshëm që do të garantonin lirinë dhe barazinë në zgjedhje. Kuptohet qartë se të flasësh për barazi në zgjedhje do të thotë garantim të së drejtës së votës për çdo qytetar, qoftë ky i papunë, invalid, student apo pensionist”-theksoi Balla.
Ai shtoi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa karta identiteti për çdo qytetar shqiptar pa pasaportë.