Në Bahrein, deri në vitin 2036

Tashmë është zyrtare. Përtej të gjitha dyshimeve çmimi i madh i Bahreinit do të jetë pjesë e kalendarit të Formula 1 deri në vitin 2036.
Vetë drejtuesit e cirkuitit njoftuan arritjen e marrëveshjes me drejtorin e përgjithshëm të Formula 1, Stefano Domenikali, si dhe komitetit ekzekutiv të oranizimit të kësaj gare.
I gjithë cirkuiti në fjalë i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, duke përfshirë këtu edhe sistemin e ndriçimit që këtë herë do të jetë e gjitha energji e pastër dhe e rinovueshme, çka rrit edhe eficensën në këtë aspekt.
“Pista ndërkombëtare e Barheinit ofron emocione vërtet të forta për tifozët,- thotë fillimisht Domenikali, garojmë aty që prej vitit 2004 dhe presim me padurim të rikthehemi për etapën e Botërorit 2022, që do të zhvillohet më 18 mars, që shënon kështu edhe startin e edicionit të 73-të në histori”, vijon bosi i Formula1.
“Me këtë garë nis edhe një epokë e re për sportin e makinave më të dashura në botë, Bahrein është shumë special për ne dhe jam i lumtur që arritëm marrëveshjen për të garuar aty deri në vitin 2036”.
Kurse Salaman Bin Isa Al Kalifa, administrator i deleguar i pistës së Bahreinit u shpreh se ndjehej krenar për rolin që vendi i tij po luan gjithnjë e më tepër në Formula 1, rritja e interesit dhe nivelit të infrastrukturës në lindjen e mesme është mëse e prekshme”, deklaroi administratori i cirkuitit të Bahreinit.