E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në “Bernabeu” përballen gjigandët e futbollit europian

Madrid - Mbrëmja e sotme nuk do të përjetojë vetëm superndeshjen Çelsi-Juventus, por, në “Bernabeu” do të përballen skuadrat gjigande të futbollit europian, Reali i Madridit dhe Liverpuli. Këto dy klube janë në tre më të lavdishmit e kontinentit europian.

Huando Ramos do të ketë përballë strategun tjetër spanjoll, Rafa Benitezin. Kapiteni legjendar, Raul Gonzales, do të ketë në anën tjetër një emër po të atij niveli, Stiven Xherardin. Gjithçka mbetet për t'u shijuar vetëm në këtë mbrëmje.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të ekipeve të Realit dhe Liverpulit për ndeshjen e kësaj mbrëmjeje.

REAL MADRID-LIVERPOOL

Real Madrid (4-2-3-1): Casillas Sergio Ramos, Pepe, Cannavaro, Heinze; Gago, L. Diarra; Robben, Raul, Sneijder; Higuain.

Trajner: Juande Ramos

Liverpool (4-2-3-1): Reina; Arbeloa, Carragher, Skrtel, Fabio Aurelio; Mascherano, Xabi Alonso; Kuyt, Gerrard, Riera; Torres.

Trajner: Benitez

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›