Pavarësia festohet edhe në Uashington
Uashington - Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara organizoi mbrëmë një pritje me rastin e përvjetorit të pavarësisë dhe vizitës së udhëheqësve më të lartë të Kosovës në Uashington. Pritja u zhvillua në një sallat e hotelit "The Embassy Suites", ku morën pjesë qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Amerika, si dhe kongresmenë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit.
Pritja e mbrëmshme erdhi pas një dite të ngjeshur pune të delegacionit të nivelit të lartë nga Kosova, i përbërë nga presidenti Fatmir Sjediu, kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ku ata u takuan me ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Uashington, që e kanë njohur, ose pritet ta njohin së shpejti Kosovën
“Kjo mbrëmje të zgjon emocione të thella, që tregon se sa shumë e kanë pritur e aspiruar shqiptarët e Kosvës për të patur një shtet të vetin”, - thotë ambasadori Morton Abramoviç, i pranishëm në mbrëmje.