E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama synon te ule ne 28 per qind normen e taksimit te korporatave

Presidenti amerikan Barak Obama synon te ule nga 35 ne 28 per qind normen e taksimit te korporatave. Nderkohe presidenti synon gjithashtu te eliminoje dhjetera shkurtime taksash qe gezojne kompanite amerikane.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner parashtroi sot propozimin dy dite para se kandidati republikan ne zgjedhje dhe njekohesisht investitor i fuqishem Mitt Romney te paraqese propozimin e tij per skemen e taksave.

Zyrtaret qeveritare thone se plani do te ulte taksen per kompanite e prodhimit industrial nga 32 per qind qe eshte aktualisht ne 25 per qind. Por propozimi do te rriste taksat per kompanite e naftes dhe gazit. Gjithashtu ne baze te propozimit per here te pare kompanive amerikane me seli jashte vendit do tu kerkohej te paguanin nje takse minimale per fitimet e tyre ne vend te huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›