E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Çeki bie qeveria, zgjedhje në tetor

Deputetët çekë votuan për shpërbërjen e parlamentit këtë të martë, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet e reja do t’i japin fund disa muajve të paqëndrueshmërisë politike, pas rrëzimit të qeverisë së Petr Necasit në qershor, për shkak të një skandali korrupsioni, transmeton TCH.

Një qeveri e re teknokratësh, e formuar nga presidenti Milos Zeman në korrik dhe e kundërshtuar nga partitë politike, paraqiti dorëheqjen javën e shkuar.

Zgjedhjet e reja pritet të mbahen në muajin tetor.

Vendimi për të shpërbërë parlamentin dhe çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja u përkrah nga tre partitë kryesore politike në Republikën Çeke, ndërsa 140 nga 200 anëtarët e parlamentit votuan pro shpërndarjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›