E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytje ne Brazil mbi 350 viktima

Rio de Zhaneiro gjynjëzohet nga  rreshjet e shiut. Në 24 orë në shtetin brazilian ka rënë sasi që normalisht bie gjatë një muaji të tërë. Bilanci i viktimave të përmbytjeve e rrëshqitjeve të tokës rëndohet ora- orës e për momentin ka tejkaluar 350 të vdekur në jug të vendit.

Familje të tëra janë tërhequr ng rrjedhja e ujit dhe baltës  ndërsa ishin duke fjetur në banesat e tyre. Zonat më të prekura janë ato malore në  afërsi të kryeqytetit.

Në Teresopolis, 65 kilometra në veri të Rio de Zhaneiros, raportohet të paktën 130 të vdekur e mbi 50 të zhdukur. Mbi  100 persona kanë humbur jetën në Nova Friburgo e dhjetëra në Petropolis.

Me mijëra vetë kanë mbetur të pastrehë e dyndje masive janë regjistruar në qendrat e pritjes. Dhjetëra rrugë janë izoluar e bllokimit nuk i kanë shpëtuar as hekurudha dhe aeroporte. Ndihmat mund të mbërrijnë në zonat e goditura vetëm me helicopter. Presidenteja e re Dilma Rousseff ka mobilizuar forcat e armatosura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›