Nderohen viktimat e Arizones. Obama ben thirrje per unitet

Presidenti amerikan Barak Obama nderoi viktimat e tragjedisë së Tucsonit. Në fjalën e tij ai bëri thirrje për unitet kombëtar, larg ndasive të thella partiake, ndërsa theksoi se nuk mund të mbushte boshllëkun e shkaktuar nga masakra në zemrat amerikane, por nderimi e respekti i vendit duhet të shfaqej përmes untetit.
Më tepër se 14000 persona u mblodhën për shërbesën në Universitetin e Arizonës në qendrën përkujtimore McKale në Tucson. Presidenti deklaroi se është gati e pamundur të gjendet çfarë mund t’i kishte penguar ato të shtëna dhe vlerësoi heroizmin e atyre që tentuan të ndalonin 22 vjeçarin vrasës.
Pas mbërritjes në Tucson ndalesa e parë e presidentit Obama ishte në spitalin ku është shtruar Gabrielle Giffords. Ai tha se ajo kishte hapur sytë për herë të parë që nga sulmi. Obama takoi të mbijetuar të tjerë dhe të afërm të viktimave.
"Në një kohë kur jemi shumë të gatshëm që të fajësojmë për gjithçka që i shkakton vuajtje botës ata që ndodh të mendojnë ndryshe nga ne, është e rëndësishme që të ndalemi për një moment dhe të sigurohemi që po flasim me njëri-tjetrin në një mënyrë që shëron, jo në një mënyrë që lëndon” tha Obama.
Ndërkohë Sarah Palin, prej ditësh në qendër të polemikave për tonet e zjarrta të retorikës së saj refuzon rolin e përgjegjëses morale megjithëse jo të vullnetshme të tragjedisë në fjalë.
“Pak orë pas masakrës gazetarë e reporterë nuk duhet të kishin lëshuar lumin e shpifjeve të përgjakura që shërbejnë për të nxitur urrejtje e dhunë” tha Palin.
“Blood libel”- “shpifje të përgjakura”, është një term që kujton persekutimin e hebrejve. Hebre ishte dhe Gabrielle Giffords, kongresmenia e plagosur e fjalët e Palin në vend që të shuanin ndezën më keq polemikat.