Shkodër, eksploziv makinës të policit rrugor, shoqërohen 5 persona
SHKODËR-5 të shoqëruar për shpërthimin në automjetin e efektivit të policisë rrugore të Lezhës Kujtim Çardaku, një ngjarje e shënuar një ditë me parë në qytetin e Shkodrës. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se ende nuk kanë identifikuar asnjë autor të shpërthimit, që solli plagosjen e 42-vjecarit.
Për të hetuar ngjarjen kanë mbërritur edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Tirana, ndërkohë që tashmë pritet përgjigja e ekspertizës për t’u njohur edhe me sasinë e tritolit. Policia vijon hetimet të përqendruara në pistën e një sulmi për shkak të detyrës.
Ngjarja u shënua pasditen e djeshme në qendër të qytetit të Shkodrës, ndërsa automjeti tip “Alfa Romeo” ka shpërthyer sapo efektivi I policisë e ka ndezur, ndërsa ka qenë i parkuar. Nga shpërthimi ai mbeti I plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
EKSPLOZIV MAKINËS, PLAGOSET POLICI RRUGOR/ LAJMI NË G.SH
Një shpërthim eksplozivi në qendër të qytetit të Shkodrës ka tronditur banorët. Një sasi eksplozivi është vendosur në automjetin e 42-vjeçarit Kujtim Çardaku, baba i 4 fëmijëve, efektiv i Policisë Rrugore të Lezhës. Mësohet se Çardaku ishte duke pirë kafe në një lokal përballë "Turizmit", ku edhe kishte parkuar automjetin e tij tip "Alfa Romeo" me targa italiane, ngjyrë gri. Sapo 42-vjeçari ka hyrë në makinë dhe ka ndezur kuadrin, eksplozivi ka shpërthyer duke i shkaktuar dëmtime të rënda efektivit të policisë. Forca të shumta policie kanë mbërritur sakaq në vendin e ngjarjes, kanë nxjerrë 42-vjeçarin nga makina e më pas transportuar në spitalin e Shkodrës. Kujtim Çardaku, ka punuar për shumë vite si efektiv i policisë kriminale në Shkodër dhe ka qenë një nga më aktivët e saj. Për shkak të një incidenti në punë, ai ishte pezulluar dhe kishte pak kohë që ishte rikthyer në detyrë, si efektiv i Policisë Rrugore në Lezhë. Nga hetimet paraprake, dyshohet se atentati me eksploziv ka ardhur për shkak të detyrës. Nga hetimet ka rezultuar se eksplozivi ka qenë i llojit C4 dhe shpërthimi është bërë me telekomandë.
NGJARJA
Rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, polici Kujtim Çardaku ka hyrë një lokal pranë sheshit "Nënë Tereza" për të pirë kafe. Pasi ka ndenjur gati një orë, 42-vjeçari është drejtuar për tek makina e tij që ishte e parkuar në rrugën pranë lokalit. Në momentin që përpiqej të ndizte makinën, ka ndodhur edhe shpërthimi. Fillimisht është menduar se shpërthimi kishte qenë fatal për efektivin e Rrugores. Forca të shumta policie kanë bërë rrethimin e vendit të ngjarjes, duke bërë dhe nxjerrjen e të plagosurit nga makina. Për shkak të shpërthimit, trupi i Kujtim Çardakut është dëmtuar shumë në pjesën e poshtme. Polici i plagosur rëndë është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ngjarja ka shkaktuar panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës, të cilët kanë vrapuar për t'u fshehur.
HETIMET
Grupi i ekspertëve të policisë ka shqyrtuar çdo provë në vendngjarje. Paraprakisht nga hetimet mësohet se eksplozivi ka qenë me telekomandë dhe i tipit C4. Kujtim Çardaku ka qenë për shumë vite inspektor i policisë kriminale në Shkodër. Një vit më parë është pezulluar nga detyra, ndërsa pak muaj më parë është rikthyer si polic i qarkullimit rrugor në Lezhë. Shkak për pezullimin e tij, duket se ka qenë një incident në punë, i cili është sqaruar dhe më pas 42-vjeçari është kthyer në punë. Sipas hetuesve, atentati ndaj Çardakut ka lidhje me detyrën e tij. Kjo, pasi edhe familjarët e tij, kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt. Duket se autorët kanë ndjekur lëvizjet e policit dhe kanë realizuar shpërthimin sapo ai ka hipur në makinë, pa menduar se ngjarja po zhvillohej në një zonë shumë të populluar të qytetit. Ndërkaq janë shoqëruar në Policinë e Shkodrës dhe po merren në pyetje, dëshmitarë apo emra të skeduar nga policia, që kanë qenë pranë vendit të ngjarjes. Nga bluzat e bardha të Spitalit të Shkodrës, mësohet se 42-vjeçari ka hemorragji të madhe dhe nëse vijon kjo gjendje, mund të ndërhyhet duke amputuar një prej gjymtyrëve.
(e.m/BalkanWeb)