E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Fier homologohet mandati i 7 i PD, duhet vendim i ri i KQZ-së, nëse do hape kutitë e parregullta

Kutitë e fundit të qarkut Fier, të pahapura, do të qëndrojnë në KQZ deri në shpalljen e rezultatit final për qarkun. Ndryshe nga kutitë e Fushë Kuqes për qarkun e Lezhës, për Fierin do të pritet shpallja e rezultatit final për qarkun që të procedohet me hapjen e tyre. Kjo për faktin se gjatë kohës që KQZ ishte përfshirë nga numërimi i gjashtë kutive të Lezhës, KZAZ 18, 19, 20 dhe 22 në Fier kanë nxituar të mbyllin tabelën përmbledhëse të rezultatit në të cilin tanimë nuk mund të ndërhyet. Pra, kutitë do të hapen vetëm tre dite pas miratimit të tabelës përfundimtare të rezultateve për këtë qark, nga KQZ që është një shumatore e tabelave përmbledhëse të KZAZ-ve. 

Ndërkohë që KQZ shpall rezultatin për Gjirokastrën, Korçën dhe Kukësin, rezultati i Vlorës mbetet peng i KZAZ-së 61. Komisioni Zonal nuk ka sjell ende materialet zgjedhore dhe nuk ka nxjerr tabelat përmbledhëse të rezultateve. Kryetari i KQZ-së Arben Ristani paralajmëroi kallëzime penale për komisionerët e kësaj KZAZ-je dhe të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin dhe afatet. “Kjo është pasojë e komisionerëve të cilët kanë qenë jo profesionistë, sigurisht të patrajnuar dhe të pandërgjegjshëm, sepse forcat politike nuk i kanë lënë që të trajnohen, bile forca politike të caktuara nuk i kanë prurë në trajnime, nuk i kanë sjellë në kohën e duhur, dhe për më tepër kanë ndikuar që ata të veprojnë në mënyrë të tillë dhe te mundohen te prishin zgjedhjet. Duke qenë se ne nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë është besoj në detyrën tonë dhe në ndërgjegjen tonë që t’i marrim të gjitha masat që t’i shpëtojmë zgjedhjet nga këta komisionerë të ndikuar nga forcat politike dhe që duan të prishin zgjedhjet”, deklaroi Ristani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›