E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ne Fier te mos ngrihen pallate mbi 6 kate"

Fier- Shnderrimi i qytetit te Fierit ne nje zone industriale te preferuar edhe nga ndertuesit, se fundmi ka sjelle shqetesimin e specialisteve te studimeve gjeologjike. Qendra e qytetit po mbi popullohet nga ndertesa shumekateshe, dy here me shume se ato te vjetrat e ngritura para viteve 90-te. Aktualisht godinat qe ngrihen shkojne nga 9-15 kate dhe marrin lejen ne KRRT-ne e qarkut apo te bashkise. Ne nje material studimor te dorezuar ne bashkine e Fierit nga specialistet e fushes gjeologjike, thuhet se ne kete zone te rrezikuar nga termetet, nuk mund te ndertohen pallate mbi gjashte kate. Sizmiologet shprehen se, "Fieri mund te goditet nga termete te fuqishem ne nje te ardhme te afert". Dokumenti ne fjale eshte paraqitur ne vitin 2005 nga bashkia e Fierit dhe nga organizata joqeveritare Co-Plan, ne kuader te projektimit te planit rregullues te qytetit, por ende nuk eshte bere publik per te shmangur friken dhe panikun tek qytetaret dhe per faktin se personave te caktuar u intereson ngritja e pallateve shumekateshe. "Zona rreth qytetit te Fierit, ne baze te hartes se Rajonalizimit Sizmik te Shqiperise qe eshte ne fuqi, perfshihet ne zonen me lekundje sizmike me probabilitet 70 % per 100 vitet e ardhshem, me intensitet 7 balle MSK-64 per kushte trualli mesatare. Per kushtet e keqija te truallit, intensiteti sizmik mund te arrije edhe 9 balle", thuhet ne studim qe perbehet prej 83 faqesh.

Ekzistencen e ketij materiali e pranon edhe inxhinieri gjeolog ne bashki, Aleksander Rukaj, i cili pohon se ne Fier leshohen leje per projekte deri ne 8 kate, te tjerat behen ne Tirane.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›