E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes shkrimtari i tekno-trilerit

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 09:11

Ka vdekur në moshën 69 vjeçare shkrimtari i trilerëve Craig Thomas. Adhuruesit e konsiderojnë shkrimtarin e lindur në Cardiff si shpikës të zhanrit tekno-triler, që përfshin librin e tij ‘Firefox’, i kthyer në blokbaster të Holivudit.

Në filmin e vitit 1982 ka luajtur aktori i njohur Clint Eastwood në rolin e pilotit dhe spiunit të ushtrisë amerikane, Mitchell Gant, personazh i serive të librave të Thomas.
Ish mësuesi i anglishtes është arsimuar në shkollën e lartë në Cardiff. Ai ka qenë djali i autorit të njohur të Western Mail JBG Thomas.

“Me një karrierë në letërsi që kap një interval kohor prej tridhjetë vjetësh, romanet e Thomas-it janë konsideruar ‘hulumtime të përpikta’ të cilat e kanë bërë bestseller ndërkombëtar.

Ai ka shkruar gjatë njëmbëdhjetë vjetëve kur ka dhënë mësim të anglishtes në shkollat e
West Midlands.

Thomas dhe bashkëshortja e tij Jill kanë jetuar disa vite në Staffordshire, por së fundmi janë zhvendosur në Somerset. Kohët e fundit ai ka përfunduar një libër dyvëllimësh me komentime mbi filozofin gjerman, Friedrich Nietzsche.

Ai ka vdekur nga pneumonia pas një beteje të shkurtër por intensive me leukeminë, sipas një njoftimi të lëshuar nga gruaja e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›