E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Gerdec, jeta 1 vit pas shperthimit tragjik

Gerdec! Nje vit me pas ende jane ne terren forca te ushtrise, qe neper kembe kane banoret e zones, dhe pse nuk ekziston me rreziku i muajve te pare, pas shperthimit. Xhenieret ende punojne ne kraterin qe me 15 mars 2008, ndodhej nje repart ushtarak, i kthyer ne punishte artizanale per cmontimin e municioneve. E shperthimi i tij mori jeten e 26 personave, mes te cileve femije dhe te moshuar, kalimtare dhe punonjes te fabrikes se demontimit te fishekeve. E kur takon sot banoret e fshatit Gerdec, 12 kilometra larg kryeqytetit shikon se, plaget e atij shperthimi ende nuk jane mbyllur, e nuk do mbyllen kollaj. Ne hyrje te fshatit, qe dikur ishte i braktisur, tani shihen disa ndertesa te reja, te ngritura pas fondeve te dhena nga qeveria, per personat qe pa fajin e tyre u perfshine ne kete ngjarje te rende. Dhe afrimi i dites tragjike ka sjelle dhe levizje te shumta ne kete fshat. Njerez te shumte, te aferm te viktimave por dhe persona te tjere, vijne ne kete zone dhe vizitojne banesat qe nje vit me pare, u shkaterruan nga shperthimi i rende.

Por dhe pse pas nje viti, ende shihen gjurmet e shperthimit tragjik. Sa me shume futesh brenda ne fshat, shikon persona te ndryshem te veshur me uniformave ushtarake qe kontrollojne ne oborre dhe arat e zones, per pjese te tjera predhash. E jo gjithcka mbaron ketu. Sapo i afrohesh zones se shperthimit, nje tabele thote "Ndal". Eshte policia ushtarake qe ka rrethuar zonen dhe nuk le njeri qe te hyje. "Duhet nje urdher nga Ministria e Mbrojtjes", thote nje djalosh i ri, i cili eshte lene qe te ruaje postbllokun. E me tutje shihet qe ende po punohet. Shuma pak njerez shihen brenda zones se ndaluar, e aq me pak banoret. Shumica prej tyre kane te veshur nga nje jelek fosforeshent qe dallojne, punonjesit nga banoret e fshatit. Keto jane forcat xheniere qe kane marre persiper pastrimin e gjithe zones se Gerdecit, me qellim largimin e rrezikut nje here e mire. Por dhe pse ka kaluar nje vit nga shperthimi, jo gjithcka i eshte kthyer normalitetit.

Te shumte jane ata banore qe vijne shikojne shtepite dhe me pas largohen per ne banesat me qira qe kane marre ne rrethinat e zones, e kryesisht ne Vore. E ne afrohemi afer vendit tragjik. Pasi bejne nje cope rruge ne kembe, jemi vetem disa dhjetera metra larg vendit ku me 15 mars, 26 veta vdiqen, e me shume se 300 te tjere ngelen te plagosur. Disa prej tyre i vuajne ende pasojat e atij shperthimi tragjik. Te tjere tregojne se, nuk e kane marre ende veten dhe se naten tremben dhe nga nje shperthim sado i vogel. E me problematiket, jane femijet e vegjel. "Sa here qe shperthen ndonje kapsolle apo ka vetetima, duhet nje ore qe te qetesojme femijet", tregon nje nga banoret e zones, e cila dhe tani vuan ende plaget e atij shperthimi. Ushtria ka vendosur nje rrethim te madh ne nje zone prej shume hektaresh. E ne te ka shume njerez qe jane duke punuar, me qellim pastrimin e plote te zones. Por ndryshimet jane te dukshme ne kete vend. Shume shtepi te reja jane ngritur e po ngrihen. E ato ndertesa te cilat pesuan me pak deme, jane rikonstruktuar. Fondet e dhena nga shteti per te demshperblyer te prekurit nga tragjedia, kane bere qe te niset nje jete e re. Po jo te gjithe jane te kenaqur. Pavaresisht perplasjeve, jeta duket se ne Gerdec ka marre rrjedhen e asaj qe ishte nje vit me pare, pak minuta pasi te ndodhte shperthimi tragjik.

Zona e rrezikuar, gjysma e fshatit nen rrethim

TIRANE - Per ushtrine, nje zone e gjere rreth kraterit ku ndodhi shperthimi eshte ende e kontaminuar, ndaj mbahet e rrethuar nen masa te rrepta sigurie. Policia ushtarake dhe forcat e xhenios, punojne ketu cdo dite te ndjekur me ankth nga banoret, qe kane ende ne kujtese mesditen e 15 marsit. Ne zonen e rrethuar mund te hyhet vetem me leje te posacme nga Ministria e Mbrojtjes, qe mban nen kontroll kete zone gjate 24 oreve me trupa te armatosura. Gjithcka kryhet ne rregulla te forta sigurie. E jo vetem ne zonen e ndaluar. Neper fshat shihet qe levizin njerez te veshur me uniformat e Policise Ushtarake te cilet bejne kontrolle te ndryshme, duke parandaluar ndonje ngjarje te pakendshme.

Zonat e sigurise

Trau shenon zonen e pare te sigurise qe ka nje shtrirje prej 36.8 hektaresh. Brenda kesaj siperfaqeje ka edhe shtepi, por deri ne perfundimin e plote te pastrimit aty nuk banohet, pronaret jetojne me qira, te paguara nga bashkia e Vores. Disa qindra metra me tej ndodhet nje tjeter tra qe kontrollohet dhe mbikeqyret nga ushtria, ky eshte rrethi i zones se rrezikshme, me nje siperfaqe 21 hektare. Pas traut te dyte nis zona me e rrezikshme ku dy kompani, punojne cdo dite qe ne oret e para te mengjesit.

Pastrimi mbi dhe nen toke, nga ushtria

TIRANE - Drejtuesit e operacionit te pastrimit te zones se shperthimit ne Gerdec, kane bere te ditur se, deri pak dite me pare jane magazinuar ne depot e sigurta te ushtrise 48 mije e 898 cope predha te kalibreve te ndryshem, qe bejne rreth 1687 tone. Ne vendin e shperthimit jane krijuar 4 kratere te permasave te ndryshme. Me i madhi eshte 6267 metra katror, i dyti 4099 metra katror dhe me i vogli prej tyre ka nje permase prej 329 metrash katror. Trupat e ushtrise nga ana tjeter kane asgjesuar ne Jub te Sukthit ne Durres, 3944 predha te kalibreve te ndryshem, me djegore dhe 1990 cope djegore. Deri me sot brenda zones se rrezikshme qe eshte 21 hektare, eshte pastruar mbi siperfaqe 0.89 hektare, ndersa ne thellesi deri 2 metra eshte kontrolluar 0.7 hektare. Nderkohe, brezi ndermjet rrethimit te pare dhe te dyte prej 15.8 hektaresh, eshte pastruar mbi siperfaqe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›