Në Gjermani dhe Zvicër, pasaportat e para të Kosovës
Gjatë kësaj jave, misionet konsullore në Gjermani dhe në Zvicër kanë lëshuar pasaportat e para të Republikës së Kosovës për shtetasit tanë që jetojnë në këto vende dhe kanë përmbushur kushtet për aplikim për pasaportë në këto misione konsullore të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme njofton edhe një herë të gjithë shtetasit kosovarë që jetojnë jashtë se aplikimi për pasaportë të Republikës së Kosovës në misionet diplomatike/konsullore mundësohet vetëm për kategorinë e shtetasve që janë pajisur paraprakisht me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, transmeton RTK.
Aktualisht një shërbim i tillë mund të realizohet në 21 prej 25 misioneve diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës.